24,04,2024

Përkujtohet në 1 vjetorin e ndarjes nga jeta, shkrimtari dhe veprimtari i çështjes kombëtare, Ramadan Haziri

Must Read

Në ambientet e Teatrit “Adriana”, pasditen e sotme në mesin e dhjetëra të pranishmëve u përkujtua jeta dhe vepra e veprimtarit të çështjes kombëtare, shkrimtarit e personalitetit poliendrik, Ramadan Haziri. Familjarë, miq e bashkëpunëtorë të të ndjerit fillimisht bën homazhe në varrezat e fshatit Muhoc ku prehet përjetësisht veprimtari Haziri, kurse në akademinë përkujtimore të organizuar nga Klubi i Intelektualëve “Ferizaj” me kumtesa të pranishmëve iu drejtuan bashkëpunëtorët, letrarët, publicistët e intelektualët ferizajas, Haki Shaqiri, Ramush Tahiri, Enver Zhinipotoku, Ismet Aliu dhe miku i tij, Agim Gjakova.

Në fjalën e tij në këtë akademi përkujtimore, Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu vlerësoi personalitetin e tij poliendrik dhe sakrificën që e shoqëroi gjatë gjithë jetës së tij.

“Çfarë të them për burrin që vetëm flijimi është fjala që përthekon dimensionin e tij njerëzor e patriotik. Ishte kohë zezonash, kur mbi qiellin e Kosovës flakëronin kuçedrat e tiranisë, baca Dan ishte luftëtari heroik, tamam si në rrëfenjat e moçme, që valëviti flamurin tonë të ngadhnjimit. E sot, kur ka një vit që kocka e tij pushon në dheun që e mati me gram me gjakun e trupin e tij, rron e flet kujtimi. Rron kujtimi për rebelin e pandreqshëm të fateve tona kombëtare, rron besa e lidhur fort me amanetin e paraardhësve se ky vend e njerëzit e tij, as nuk shiten as nuk blihen. Rron qëndresa se një komb nuk mund të shtypet nga pallatet hijerënda e ogurzeza të armikut. Rron shpresa në gjenin e të rinjve se shembuj si baca Dan pati shumë Kosova, e do të ketë përherë ky vend i ynë i bekuar. Grilat, prapa së cilave u gjend ky kumtues i lirisë nuk mundën as ta fyejnë, as ta poshtërojnë, as ta demotivojnë, as ta përkulin, as edhe ta zhbëjnë mishin e shpirtin e tij, që rëndshëm peshon në historinë tonë të re kombëtare” tha ndër të tjera i pari i Ferizajt, Agim Aliu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img