20,04,2024

Në 22 vjetorin e rënies përkujtohen Ahmet Kaçiku dhe Vezir Jashari

Must Read

Në 22 vjetorin e rënies në altarin e lirisë, Ahmet Kaçiku dhe Vezir Jashari u nderuan me homazhe nga qytetarë dhe përfaqësues të institucioneve të Ferizajt.

Në nderim të jetës dhe veprës së tyre, udhëheqës të institucioneve komunale, të shoqatave të dala nga lufta, familjarë dhe bashkëluftëtarë bënë homazhe tek varrezat e Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Ferizaj, në vendin ku prehen këta dy dëshmorë, të rënë heroikisht në Reçak të Shtimes në betejë me forcat serbe.

“Ahmet Kaçiku ka një rol të jashtëzakonshëm në zbardhjen e mas akrës së Reçakut dhe jam dëshmitar i kësaj pune që me sakrificën e tij dhe të ushtarëve të tjerë kemi arritur që brenda 15 janarit ta marrim në dorë fshatin Reçak dhe t’i ruajmë gjurmët për të parë të vërtetën që më 16 janar është parë jo vetëm nga mediat ndërkombëtare, por edhe nga përfaqësuesi kryesor i Kombeve të Bashkuara William Walker”, tha Imri Ilazi.

“Kjo ditë na përkujton atë që sot e gëzojmë, lirinë e shenjtë, kjo ditë ngjalli edhe emocione ndërkombëtare në mbështetje të UÇK-së ku bashkërisht bëmë luftë deri në lirinë e Kosovës, kjo ditë na përkujton neve luftëtarëve që të jemi gjithmonë në rrugë të drejtë dhe të jemi gjithmonë në atë vijë të tyre”, tha Luan Jahiri. 

Ndërsa, familjarët e dëshmorëve thanë se shteti ynë ende nuk i ka arritur objektivat që kishin të rënët për liri.

“Për ne si familjarë të dëshmorëve kjo datë është shumë e madhe pasi është një datë e një komandanti që ka dhënë jetën për liri, por më e rëndë për ne është se pas 22 vjetësh objektivat nuk janë arritë, liri kemi, por një liri që nuk na kënaq, sot krim inelët udhëheqin shtetin e luftëtarët tanë gjenden në Hagë, për neve kjo është shumë e rëndë“, tha Tefik Ademi.

Me 19 janar, pas masakrës së Reçakut, Ahmet Kaçiku bie heroikisht në betejën e njohur si beteja e kufo mave, në të cilën për tri ditë rresht ai së bashku me bashkëluftëtarët e tij i kishte ndalur forca serbe në tentimin e tyre për t’i fshehur gjurmët e një kr imi monstruoz ndaj popullatës shqiptare të këtij fshati, transmeton Televizioni Tema

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img