20,04,2024

 Përfundon me sukses projekti “Shtatori i sigurt 2016”

Must Read

Në zbatimin e këtij projekti, kanë marrë pjesë rreth 30 shkolla të rajonit të Ferizajt me afro 450 nxënës.

Policia rajonale, udhëheqës të Komunës, drejtorë, mësimdhënës dhe nxënës nga shkollat e rajonit të Ferizajt, e vlerësuan sot si të suksesshëm zbatimin e projektit të përvitshëm të sigurisë në trafik “Shtatori i sigurt 2016”.
Projekti ka për qëllim aktivizimin e policisë dhe të nxënësve të shkollave, për të mësuar rregullat dhe zbatimin e tyre në trafik, për ta shtuar sigurinë e qytetarëve, por sidomos të fëmijëve parashkollorë dhe të atyre që e fillojnë klasën e parë.
Eprorë të policisë së Ferizajt dhe autoritete komunale thanë me këtë rast se projekti ka dhënë efekte të mira në edukimin e fëmijëve dhe të të rinjve, duke e ngritur kulturën e sjelljes në trafik.
U bë e ditur se projekte të ngjashme do të vazhdojnë edhe në të ardhmën. Me mirënjohje për angazhimin në zbatimin e projektit, morën policë, drejtorë shkollash dhe nxënësit pjesëmarrës.

14889854_1306431929391627_2767097097140277741_o  14882186_1306431746058312_8279817603704663286_o

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img