29,03,2024

Përfundon edicioni i 47-të i Festivalit të Teatrove të Kosovë

Must Read

Ferizaj.29.10.2017. Mbrëmë në Ferizaj ka përfunduar edicioni i 47-të i Festivalit të Teatrove të Kosovës, në të cilin për shtatë ditë rresht në skenë u ngjitën shtatë shfaqje të ardhura nga të gjitha viset shqiptare. Në kë të festival mori pjesë drejtori i drejtorisë për Kulturë , Rini dhe Sport në Ferizaj, Naim Ferati si dhe shumë mysafire të tjerë .
Shfaqja e Tetarit Shqiptar i Shkupit me shfaqjen “G” e Gjergj Fishtës e me regji të Sulejman Rushitit, mori çmimin e shfaqjes më të mirë të Festivalit.
Gazetarët ferizajas edhe kë saj radhe çmimin e kolegut të tyre Skender Idrizi, i ndan aktorit Shpëtim Selmani me shfaqjen “Armiku i popullit” me regji të Fatos Berishës.
Juria e festivalit në përbërje nga Vjosa Abazi, Selman Jusufi dhe Erson Zymberi, ndanë edhe shpërblime të tjera.
Çmimi për kostumgrafinë më të mirë këtë vit ju nda Samka Ferrit, në shfaqjen “Tartufi”, nga Teatri “Migjeni” nga Shkodra.
Skenografia më e mirë e festival ishte ajo e Petrit Bakallit në shfaqjen “Armiku i popullit”.
Roli episodik më i mirë mashkull ju nda Afrim Kasapollit në shfaqjen “Armiku i popullit.
Ndërsa roli dytësor femër kësaj radhe ju nda Donikë Ahmetit në shfaqjen “Perr Gynti nga Kosova”, nga Qendra Multimedia Prishtinë .
Roli dytësor mashkull i takoi Fisnik Zeqiri nga teatri i Shkupit, ndërsa aktori më i mirë i titulluar “Ismail Rama”, ju nda Shpëtim Selmanit.
Çmimi i Adriana Abdullahu, ju nda Rita Xhekës në shfaqjen “Tartufi” nga Tetari “Migjeni” i Shkodrës.
Ndërsa regjia më e mirë e festivalit ju nda Kushtrim Rexhepit, në shfaqjen “Tartufi” i teatrit “Migjenit” nga Shkodra.
Festivali i sivjem i Teatrove të Kosovës, në konkurrencë ka pasur shtatë shfaqje zhanresh të ndryshme. Festivalin gjatë tërë kësaj kohe e kanë përcjellur edhe shumë aktivitete kulturore, duke filluar nga debatet, ekspozitat me punime artistike e deri te mbrëmjet muzikore. Deri në edicioni jubilar të 48 -in i cili pritet të mbahet vitin e ardhshme ferizajasit, por jo vetëm ata, do të jetojnë me këtë ngjarje e cila tashmë tradicionale po lë gjurmë në kulturën kombëtare në përgjithësi.


- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img