24,04,2024

Përfaqësuesi i Microsoft z. Agim Beka mbështet UShAF në realizimin e mësimit online

Must Read

Në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), po mbahet trajnim i stafit akademik për aplikimin e platformës Microsoft Teams në realizimin e mësimit online, me temën “Njohja me metodat e mësimdhënies dhe mësimnxënies në platformën online”.

Me këtë rast, universitetin e ka vizituar përfaqësuesi i kësaj platforme për Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, z. Agim Beka, i cili falënderoi Rektorin e UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari dhe stafin akademik për angazhimin e madh në realizimin e mësimit online, si dhe shfrytëzimin e Microsoft. Poashtu, ai sqaroi për format e platformës dhe mundësinë e realizimit të programeve të reja në këtë platformë. Ndër tjerash, premtoi ndihmë maksimale në realizimin dhe perfeksionimin e kësaj platforme për stafin e UShAF dhe tha se gjatë muajit tetor Microsoft do të ofrohet edhe në gjuhën shqipe.

Rektori Bajraktari, falënderoi z. Beka për mbështetjen që i ka ofruar UShAF në realizimin e mësimit online dhe gatishmërinë për të vazhduar edhe më tej në ngritjen e kapaciteteve të stafit dhe studentëve, sa i përket shfrytëzimit të mundësive që i ofron platforma Microsoft. Rektori, poashtu tha se dëshira e madhe e tij është që t’i kthehemi normalitetit dhe të vazhdojmë mësimin në objektin e universitetit, por sipas zhvillimeve të fundit në botë, mundësitë e ballafaqimit me mësimin online janë shumë më të mëdha. Ai premtoi se UShAF do të bëjë përgatitjet maksimale për rritjen e kualitetit dhe interaktivitetit në realizimin e mësimit në distancë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img