25,04,2024

Përdorimi i tepruar i telefonit në prani të fëmijëve çrregullon sjelljet e tyre, ja nga çfarë duhet të kenë kujdes prindërit

Must Read

Përdorimi i tepërt i smartfonëve dhe tabletave nga prindërit mund të inkurajojë problemet e sjelljes tek fëmijët. Nje studim i një grupi studiuesish në Universitetin e Ilinoisit ka treguar se përdorimi i tepruar i smartfonëve dhe tabletave nga prindërit mund të ketë një ndikim negativ në sjelljen e fëmijës.

Metodë Shtëpie Për Zmadhimin e Gjoksit. Vetëm Përbërës Natyralë!
Melania Trump’s IQ Score Is The Reason For Her Embarrassed Smile
Remember Him? Try Not to Gasp when You See Him Now
Remember Her? Try Not to Gasp when You See How Bad She Looks Now
Ads by Revcontent
Vëmendje në telefon
Studiuesit shqyrtuan rreth 170 familje me fëmijë të vegjël, për të kontrolluar se sa përdorimi i teknologjisë nga prindërit mund të ndikonte në marrëdhënien e përditshme me fëmijët.Rreth gjysma e të anketuarve pranuan se komunikimi me fëmijët e tyre është ndërprerë të paktën tri herë në ditë nga tableta dhe smartphoni. Shpesh, duke u përgjigjur në një bisedë apo duke kontrolluar postën elektronike, ne humbasim shumë nga sjellja dhe vëmendja e fëmijës.
Qetësia e të rinjve në rrezik
Ndërthurja e tepërt e teknologjisë në jetën familjare mund të ndikojë në qëndrimin e fëmijës, pasi ato padyshim e dëmtojnë qetësinë e tij. Në veçanti, nga hulumtimi amerikan doli që fëmija mund të bëhej i pabindur, hiperaktiv dhe shumë i vështirë për tu kontrolluar.
Kërkesë për vëmendje
“Nuk është për t’u habitur,” thotë Dr. Leo Venturelli, një pediatër i familjes, nëse fëmija kupton që është lënë pas dore, kur nëna ose babai i tij papritmas nuk kujdesen apo i kushtojnë vëmendjen e duhur sepse janë të hutuar nga telefoni ose tableta. Sjelljet e zbuluara nga studiuesit janë modaliteti që fëmijët zgjedhin për të tërhequr vëmendjen e prindërve”.
Vendosni disa kufij
Për këtë arsye, është mirë që të mos e ekzagjëroni me pajisje të lëvizshme në prani të fëmijës, për shkak të shembullit negativ që i jepet atij edhe nga këndvështrimi arsimor/pernenat.al

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img