25,04,2024

Perandorët më të mëdhenj të Romës dhe Bizantit që ndryshuan botën ishin Dardan

Must Read

Shkruan: Muhamet Shabani
Perandori më i fuqishëm i Perandorisë Romake Konstandini i Madh,lindi më 27 shkurt 272 në Nish.
E ëma e tij ishte Helena,e krishterë e fshehur e edukoi të birin Konstandinin me dashurinë për fenë e Krishtit.
Me kërkesën e Helenës,Perandori Konstandin ndaloi persekutimin e të krishterëve. Në Milano më 313 shpalli Ediktin e famshëm mbi ushtrimin e lirë të fesë së krishterë.
Të gjitha paragrafët e Dekretit të Milanit ishin të bazuara në parimet e barazisë dhe tolerancës fetare.
Ajo që ka rëndësi për historinë e qytetërimit perëndimorë dhe të njerëzimit është se Krishterimi u lejua të përhapej lirisht dhe u bë fe zyrtare dhe e vetme e Perandorisë Romake.
Koncilin e Parë Universal të Kishës së Krishterë të mbajtur në Nike,më 20 maj të vitit 325 e kryesonte perandori Konstandin.
Perandori Konstandin i siguroi vetit vend në histori si një nga perandorët më të mëdhenjtë të njerëzimit me dy veprat e tij:pranimin e Krishterimit fe zyrtare të Perandorisë Romake dhe ndërtimin në brigjet e Bosforit të kryeqytetit të Perandorisë që do të mbaj emrin e tij deri ne vitin 1453 kur turqit osmanli e pushtuan Kostandinopojën dhe i dhanë emrin Istanbul.
Aq të rëndësishme qenë rrjedhat e vendimeve sa Konstandinit me përjashtim të Krishtit, Budës dhe profetit Muhamed,mund të pretendojë në mënyrë të ligjshme që të konsiderohet njeriu me ndikim më tē madh në historinë botërore.
Sot janë tri kisha që e quajnë Konstandinin të shenjte:Kisha greke,Kisha ruse dhe Kisha armene.
Serbët në kohën e Konstandinit të Madh jetonin në moçalet e luginës së lumit Pripet. Ishin paganë dhe nuk kishin dëgjuar për Ballkanin se në cilin cep të botes gjendet.
Tani propaganda serbe mundohet ta paraqes si serb Konstandinin e Madh!.
Shtrohet pyetja e pashmangshme,Pasardhësit e Konstandinit, dardanët e sodit që flasin gjuhen e tij ç’bënë për te?!

Justiniani i Madh (527-565)
———————————————-
Lindi në fshatin dardan Tauresium më 482.
E konsideronte veten si pasardhës të cezarëve romakë i caktuar nga Perëndia.
Justiniani ilirizoi kastën perandorake të Bizantit dhe i dha Ilirisë një status të veçantë dhe më të privilegjuar se sa rajoneve tjera.
Justiniani me qëllim për t’u mbrojtur nga barbarët,ndërtoi në hapësirën ilirike lindore përmbi 400 fortesa dhe i ka pajisur ato që të gjitha me armatimin dhe me efektivin përkatës.
Për ta çliruar Kishën Ilirike prej Kishës Greke,themeloi Justinianq Prima Kryeipeshkvinë e Ilirikut Lindor.
Ky do të jetë Institucion tepër i rëndësishëm sa do të duheshin kushtuar studime disa vjeçare.
Vepra më e shquar e lidhur me emrin e Justinianit është padyshim CORPUS JURIS CIVILIS (KORPUSI I TË DREJTËS CIVILE). Në të përmblidhen CODEX JUSTINIANUS (KODEKSI I JUSTINIANIT) si një kodifikim i së drebtës romake.
Justiniani ishte perandori që adaptoi përfundimisht krishterimin si religjion të vetëm në Bizant.
Për të ribashkuar Atdheun,të cilin e kish pasë ndarë përgjysmë Teodosi, dërgoi kryekomandantin të shumë dëgjuarin Belisar,i gjakut dardan. Realizoi me sukses bashkimin.
Justiniani triumfoi pa vështirësi deri në atë shkallë sa që i tërë shekulli i VI quhet me të drejtë ” SHEKULLI I JUSTINIANIT”
Konstandini i Madh dhe Justiniani i Madh kanë bërë kaq shumë për vendin dhe etninë e vet,njëri para ndarjes së Ilirikut,tjetri pas ndarjes e megjithatë historiografia botërore,kur përmendën këta dy emra as që ka idenë se ishin DARDANË.
Në të gjitha FAKULTETET JURIDIKE të botës studiohet “KODI” i famshëm i Justinianit,por pedagogët dhe studentët nuk kanë njohuri se Perandori JUSTINIAN NË JETËN E TIJ TË PËRDITSHME KA FOLUR PO ATË GJUHË QË FLASIN SOT PASARDHËSIT E TIJ SHQIPTARËT
E KEQJA MË E MADHE NUK PËRFUNDON KËTU!.
PEDAGOGËT SHQIPTARË NUK U FLASIN STUDENTEVE PËR PËRKATËSINË ETNIKE DARDANE TË PERANDORIT JUSTINIAN.
INSTITUCIONET SHKENCORE SHQIPTARE : AKADEMIA E SHKENCAVE DHE E ARTEVE,INSTITUTI I HISTORISË DHE AI ALBANOLOGJIK NË KOSOVË, ÇFARË BËNË QË T’A SENSIBILIZOJNË OPINIONIN NDËRKOMBËTARË PËR PËRKATESIN E TYRE ETNIKE DARDANE!?

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img