29,03,2024

Për një vit, 7 persona kanë humbur jetën në vendin e punës

Must Read

Punëtorët ankohen se nuk kanë as siguri e as orar në punë, ndërsa kërkojnë nga Inspektorati i Punës që të ndërmarrin masa. Një punëtor ndërtimtarie, rrëfen për Radio Kosovën se si një bashkëpunëtor i tij ka humbur jetën në vendin e punës.

“Para katër ose pesë muajve është mbytur një punëtor ka rënë prej katit të katërt, nuk ka pajisje e asnjë lloj sigurie. Inspektorati i punës nuk vjen fare, edhe nëse vinë shkojnë në zyre të drejtorëve, nuk na pyesin neve punëtorëve asgjë. Siguria është zero, orari është i stërzgjatur punohet 10-12 orë, punëtori zgjohet në pesë kthehet në ora 8 në shpi”, tha ai.

Kryeinspektori në Inspektoratin e Punës, Basri Ibrahimi, i ka thënë Radio Kosovës se institucioni që ai drejton, po përpiqet të krijojë kushte për vende pune më të sigurta dhe më të shëndetshme, sidomos në sektorin e ndërtimtarisë. Ibrahimi tha se për shkak të parregullsive të hasura gjatë mbi 1.800 inspektimeve këtë vit, janë shqiptuar gjithsej 66 gjoba.

“Inspektorati i punës është duke bërë gjithçka mirëpo fatkeqësisht ende siguria dhe shëndeti në punë nuk janë në nivelin që ne dëshirojmë. Ne kemi pasur diku 12 raste të vdekjes në këtë vit në vendin e punës 7 prej tyre në ndërtimtari pjesa tjetër në sektor tjerë që fatkeqësisht këto po ndodhin ku rrezikshmëria është tepër e ulët por po ndodhin”, tha ai.

Sipas Ibrahimit, me mbështetjen e premtuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, do të vihet në prioritet siguria dhe shëndeti i punëtorëve.

Refet Çitaku në kompaninë INFRAKOS, përmes një projekti për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve, po bënë përpjekje që të sjellë praktika të mira për sigurinë në punë që i ka marrë nga Instituti i Hekurudhave në Londër.

“Kemi arrit shumë që më anë të këtij projekti të ngrisim në një kulturë një ndërgjegjësim dhe ti aplikojmë të gjitha rrobat veshmbathjet mbrojtëse që të rrisim nivelin e sigurisë në punë”, tha ai.

Me gjithë angazhimet e Inspektoratit të Punës për Sigurinë në Punë, fatkeqësisht ende siguria dhe shëndeti në punë, nuk janë në nivelin e duhur.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img