23,04,2024

Për një javë, në Ferizaj arrestohen 61 persona të kërkuar nga Gjykata

Must Read


Për një javë, Policia e Ferizajt ka realizuar 61 urdhëresa të Gjykatave.

Sipas këtij njoftimi, urdhëresat ishin për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi nga Policia e Ferizajt:

Policia Rajonale e Ferizajt ka vazhduar me aktivitetet e saja, sipas planit operativ, realizimi i urdhëresave të Gjykatave Themelore.

Në kuadër të këtij aktiviteti, gjatë javës që shkoi nga data 23-29/Janar/2023 janë realizuar 61 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale.

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë, nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img