20,04,2024

Për nëntë muaj në Ferizaj u mbyllen 129 biznese

Must Read

Ferizaj, 14 shtator – Në territorin e Komunës së Ferizajt gjatë periudhës janar – gusht të këtij viti janë mbyllur gjithsej 129 biznese të mesme dhe të vogla si pasojë e konkurrencës dhe mospërkrahjes nga komuna. Rreth kësaj çështjeje ka reaguar subjekti më i madh opozitar (PDK) në Ferizaj, duke akuzuar komunën për moszbatim të projektit ideor për stimulim të bizneseve, të cilin ua kishte trashëguar pushteti i kaluar.

Mustafë Grainca, këshilltar në KK të Ferizajt, nga radhët e PDK-së ka thënë se pushteti lokal nuk ka interesim për ta çuar përpara zhvillimin ekonomik derisa po dëshmohet me mbylljen e 129 bizneseve brenda 8 muajve, shkruan Koha Ditore.

Ndërkaq, edhe ish-përfaqësuesit e bizneseve kanë thënë se është shqetësuese që komuna asnjëherë nuk po arrin t’i stimulojë bizneset fillestare.

Shemsedin Sojeva, drejtor i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizëm në këtë komunë, ka thënë se aty ku mbyllen bizneset nuk janë shenja të mira, sepse po mbyllen edhe vendet e punës. Sipas tij, gjatë periudhës janar- gusht të këtij viti janë mbyllur gjithsej 129 biznese, ndërkaq gjatë periudhës janar-dhjetor të vitit 2015 ishin mbyllur gjithsej 126 biznese. Një ndër arsyet e mbylljes së bizneseve është edhe konkurrenca e madhe.

Sidoqoftë komuna është duke bërë përpjekje për t’i gjetur mundësitë se në cilat forma do t’i përkrahim bizneset të cilat nuk po mund të funksionojnë, ka thënë ai. Ai shpjegon se gjatë kësaj periudhe janë regjistruar mbi 450 biznese të reja, ndërkaq në tërë territorin e kësaj komune janë të regjistruara mbi 11 mijë biznese të vogla të mesme dhe të mëdha.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img