29,03,2024

Për nëntë muaj janë realizuar projekte të shumta në Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës

Must Read

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës në Komunën e Ferizajt, për nëntë muaj ka arritur të realizoje një varg projektesh që kanë të bëjnë me fusha të ndryshme.

Sipas drejtoreshës së kësaj drejtorie Mimoza Fazliut, është punuar me përkushtim në sektorin e emergjencave sidomos në projektin e mirëmbajtjes së lumenjve dhe kanaleve.

“Kemi dal në teren dhe i kemi evidentuar të gjitha rastet ku duhet intervenuar që të mos kemi vërshime. Dhe kemi punuar pa reshtur që nga atëherë, fatmirësisht tani me nuk kemi vërshime, rastet e intervenimit janë këto: Hapja dhe pastrimi i lumit në rrugën ,,Gjon Buzuku’’, në gjatësi rreth L =300m, hapja dhe pastrimi i shtratit të lumit të Bifurkacionit nga ,,Bifurkacioni’’ deri në fshatin Sazli në gjatësi prej: L=6.930m, prej fshatit Tërrn, është bërë hapja dhe pastrimi i lumit ,,Sitnica’’ në gjatësi prej: L =7.500m. Ne fshatin Prelez i Jerlive është bërë pastrimi i lumit deri në kanalin e fshatit Tërrn, në gjatësi prej: L= 2.870m, po ashtu edhe në Babush te Ri-është bërë hapja dhe pastrimi i lumit, deri në fshatin Tërrn në gjatësi prej: L=1.350m. Totali i gjatësisë së punimeve në këtë projekt është: 18.950 m”, ka thënë drejtoresha Fazliu.

E parë e Drejtorisë së Shërbimeve Publike Mimoza Fazliu, është shprehur se njëra ndër objektivat kryesore të dikasterit që ajo drejton është edhe rritja e sigurisë së përgjithshme për gjithë qytetarët e Komunës së Ferizajt.

“Prandaj projektet për të cilat do te flasim ndikojnë në rritjen e sigurisë për të gjithë qytetarët. Është finalizuar projekti “Furnizimi dhe instalimi i kamerave të sigurisë”, ku janë instaluar 107 kamera në 32 lokacione të ndryshme, të cilat do të monitorohen nga Stacioni Policor i Ferizajt, gjithashtu në bazë të udhëzimit administrativ të Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave kemi vendosur edhe 15 shenja për lajmërimin e qytetarëve për zonat të cilat janë nën mbikëqyrjen e kamerave të sigurisë”, tha ajo.

U bë e ditur se është duke u punuar ne projektin e rregullimit të infrastrukturës publike për personat me aftësi të kufizuara – pjerrinat, ku deri më tani është punuar në njëzet e dy vendkalime të këmbësorëve.

“Është rregulluar trotuari për qasje më të lehtë të personave me aftësi të kufizuara, gjatë kalimit të rrugës, gjithashtu janë caktuar edhe katër lokacione për parkingje dhe së shpejti do të vendosen shenjat vertikale të komunikacionit “Parking i rezervuar për personat me aftësi të kufizuara”. Sa i përket sinjalizimit, përpos rrugëve ekzistuese në këtë periudhë janë sinjalizuar me shenja vertikale dhe horizontale, kemi bërë planin dhe sinjalizuar me shenja vertikale dhe horizontale edhe rrugë të reja të cilat janë asfaltuar: rruga lokale “Brahim Ademi”, rruga lokale “Kadri Zeka”, rruga lokale “UÇK” e cila lidhë rrugët lokale “Brahim Ademi” dhe “Epopeja e Jezercit”, rruga që lidhë fshatin Rahovicë dhe fshatin Mirash, rrugët në fshatin Sazli. Po ashtu janë bërë 150 kontrollime të automjeteve të cilat kryejnë transport publik të udhëtarëve dhe mallrave . Janë aprovuar tridhjetë e gjashtë (36) leje të reja për kryerjen e transportit publik të udhëtarëve taksi”, ka thënë Fazliu.

Në Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës gjatë kësaj periudhe kanë arritur edhe rreth 200 kërkesa nga viset rurale dhe pjesë urbane kryesisht që kishin të bënin me intervenimin dhe rehabilitimin e rrugëve me zhavorre dhe kërkesa për debllokimin riparimin e gypave të kanalizimit të ujërave te zeza si dhe në ndonjë rast edhe për rehabilitimin e gypave të ujësjellësit.

“Sa i përket projektit shtruarja e rrugëve me zhavorr dhe hapja e rrugëve te reja , deri me tani kemi shtruar rruge me zhavorr në gjatësi janë rreth 90 km. Po ashtu kemi bërë hapjen e rrugëve të reja siç është rruga për te lokacioni i varrezave të reja, pastaj rruga te lokacioni i paraparë për spital në gjatësi rreth 1500 m. Gjate kësaj periudhe në projektin riparimi i kanalizimeve dhe ujësjellësve kemi kryer riparimin të kanalizimeve me gjatësi të përgjithshme L= 9995m”, është shprehur drejtoresha Mimoza Fazliu.

U bë e ditur se tash për tash është duku u punuar në riparimin e gropave me asfalt, nivelizimin e pusetave në zonën urbane të qytetit, ku do të vazhdohet edhe në pjesët rurale në gjithë territorin e Komunës së Ferizajt.

U tha se jane vendosur 6 kontejner në tri pika me rendësi 2 afër shkollës “Gjon Serreqi”, 2 tek çerdhja në rrugën “Uran Tinova dhe 2 tek Salla e sportit. Po ashtu është bërë edhe mbjellja e drunjëve dekorativ nëpër pjesë të ndryshme të qytetit të Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img