30,03,2024

Për marrjen e ryshfetit, pezullohet nga puna punonjësi i laboratorit të QKMF-së në Ferizaj

Must Read

 

Ferizaj.19.07.2018. Gjatë ditës së sotme, drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Besnik Berisha në ambientet e Barnatores së re qendrore të QKMF-së, prezantoi disa nga rezultatet e punës së kësaj drejtorie si dhe kumtoi lajmin për pezullimin nga puna të punonjësit A.S. të laboratorit të QKMF-së në Ferizaj për dyshimet e marrjes së ryshfetit. Madje, drejtori Berisha inkurajoi qytetarët ferizajas që të denoncojnë rastet e tilla të keqpërdorimit të detyrës zyrtare nga ana e stafit shëndetësor, duke shtuar se qeverisja e Kryetarit Agim Aliu është e vendosur në luftimin e kësaj dukurie kudo në organet komunale.

Ndër të tjera drejtori i shëndetësisë dhe mirëqenies sociale, Besnik Berisha njoftoi se me iniciativën e Kryetarit të Komunës, Agim Aliu janë shënuar edhe disa të arritura të tjera në fushën e shëndetësisë siç është vendosja e kamerave në Emergjencën Primare, proces që do të shtrihet në të gjitha institucionet shëndetësore në Ferizaj si dhe zhvendosjen e Barnatores Qendrore në objekt të ri, ku plotësohen kushtet e ruajtjes së produkteve farmaceutike sipas standardeve më të larta, ndryshe nga hapësira e deritanishme e cila nuk përmbushte as për së afërmi kushtet e ruajtjes së produkteve farmaceutike.

Konferencën e plotë të drejtorit të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Besnik Berisha mund ta ndiqni në videon e publikuar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

KEDS-Vazhdojnë punimet në rrjet. Këto pjesë do të kenë ndërprerje të rrymës ditën e Shtunë

Punime në projekte investive 1. Nga TS 110/35/10 Ferizaj 1 do të ndërprehet: LP 10kV J09 Drejtimi i Komogllavës (kodi: 40000009) nga ora...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img