25,04,2024

“PeaceFest” në Ferizaj për Ditën Ndërkombëtare të Paqes

Must Read

Qendra për Edukim, Motivim, Karrierë dhe Sukses, “Identiteti”, për të katërtën herë ka organizuar Festivalin e Paqes “PeaceFest”, me qëllim të promovimit të paqes në Ditën Ndërkombëtare të saj.

Këtë vit, ky aktivitet e ka vendosur Ferizajn dhe Kosovën në listën botërore të vendeve që organizojnë aktivitete për Ditën e Paqes.

“Fal angazhimit të aktivistëve të QEMKS ID dhe njërit prej themeluesve të Festivalit të Paqes, sivjet ky aktivitet ka marrë jehonë ndërkombëtare ndër aktivistë të paqes. Këtë vit, edhe Republika e Kosovës, respektivisht qyteti i Ferizajt me organizatën joqeveritare, Qendra për Edukim, Motivim, Karrierë dhe Sukses-Identiteti(QEMKS-ID), organizon edicionin e IV të Festivalit të Paqes me llojllojshmëri të aktiviteteve që simbolizojnë paqen, dashurinë dhe solidaritetin mes njerëzve. Qëllimi i këtij festivali është promovimi i paqes në shoqërinë kosovare. Edicioni i katërt u zhvillua këtë mërkurën me 21 Shtator 2016, në Qendrën e Kulturës duke nisur prej orës 17:00.

Me këtë event qyteti i Ferizajt tani më është listuar në Global FeastforPeace: Cities, në mesin e 175 vendeve në mbarë botën.

https://www.google.com/maps/d/viewer…

Anëtari i bordit të organizatës QEMKS-ID, dhe një prej themeluesve të Festivalit të Paqes, Lulzim Hasani ka thënë se ndjehen të privilegjuar që kanë arritur që Festivalin e Paqes ta festojnë edhe në Kosovë, më konkretisht në Ferizaj.

Në këtë edicion u shfaq një fim i shkurtër i quajtu ‘Mirror of peace’ më pas u zhvillua Peace Talks me temën ‘Islamofobia në shoqërinë kosovare’ me panelistë Shkelzen Marevci ekspert i sigurisë, Ilmi Rexhepi ekspert i religjionit, Albulena Mehmeti analiste, Zekirja Shabani gazetar dhe Arbër Ibrahimi analist. Publiku pati rastë të përfshihet në këtë diskutim ndësa në fund iu këndua paqes nga Edina Topojani.

 

14322459_1070817679708202_2538908076985110140_n 14344731_1070817456374891_8723251571266917109_n 14368903_1070817413041562_1116625311840734505_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img