28,03,2024

PDK në Ferizaj me fushatë ekologjike për ta parandaluar përhapjen e virusit, ky është vendimi që kanë marrë

Must Read

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dega në Ferizaj sot e ka hapur zyrtarisht fushatën duke nënshkruar marrëveshjen për prezentimin e kandidatëve të saj, përmes vizitkartave digjitale nga platforma inovative CKA-BON.

Lajmi është bërë i ditur nga vet PDK, në Facebook.

Shefi i shtabit të PDK’së në Ferizaj, Gazmend Bytyçi e ka cekur që kjo është dëshmi se PDK’ja kujdeset dhe do të merr masa konkrete për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, ndotjen e ambientit, si dhe rritjen e transparencës me votuesit.

“Platfroma digjitale inovative CKA-BON ka për qëllim promovimin e kandidatëve në zgjedhje përmes paraqitjes së biografive të tyre të shkurtëra dhe pjesës ‘CKA-BON kur t’fiton‘, ku kandidati ose kandidatja do t’i shpalosë synimet e tij/saj gjatë mandatit të ardhshëm. Kjo platformë do të ndikojë në minimizimin e shpërndarjes së vizitkartave duar-me-duar, dhe në zvogëlimin e përdorimit të letrës. Përmes kësaj platforme, vizikartat digjitale të kandidatëve, do të shpërndahen brenda pak sekondash tek votuesit potencial në vend dhe diasporë. Përfaqësuesi i ‘TAG Digitals‘ bëri thirrje që të gjitha partitë politike dhe kandidatët në zgjedhje të bëhen pjesë e platformës CKA-BON, në mënyrë që t’a mbrojmë shëndetin e qytetarëve dhe të shkojmë një hap para sa i përket digjitalizimit të shoqërisë kosovare”, thuhet në njoftim.

Kjo është një fushatë ekologjike për të parandaluar përhapjen e virusit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img