23,04,2024

PDK në Ferizaj mbanë tubimin përmbyllës

Must Read

Ferizaj.18.10.2017.  Në sheshin e stërmbushur nga anëtarë , simpatizant dhe qytetarë të Ferizajt PDK  ka mbajtur tubimin  përmbyllës për zgjedhjet  lokale të  22 Tetori.

Agim Aliu , kandidat për të parin e Ferizajt  ka shpalosur edhe njëher programin  qeverisës për katër vitet e ardhshme.

Aliu në këtë tubim  ka premtuar se Ferizaj do të qeveriset  në të mirë të qytetarëve dhe do të jenë shpresa e gjytetarëve ferizajas.

Nga ky tubim ku Agim Aliu  morri përkrahje të fuqishme nga qytetarët edhe Kadri Veseli, kryetar i PDK- së tha se Agim Aliu është njeriu i cili i duhet Ferizajt, njeriu i transoarencës dhe njeriu që qdo qytetarë të Ferizajt e trajton  si anëtar të familjes së vetë.

“Katër vjet ka qenë qeverisje pa vizion, e papërgjegjshme dhe me shumë familjarizëm. E kanë trajtuar jodinjitetshëm qytetarin e Ferizajt. Sot jemi bërë bashkë, përtej vijave partiake, jemi bërë bashkë me Agim Aliun kryetar, që t’ia kthejmë dinjitetin Ferizajt, t’ia kthejmë dinjitetin qytetarit të Ferizajt, mjekut dhe arsimtarit, studentit dhe pensionistit, t’ia kthejmë lirinë ekonomike sipërmarrësit dhe përkrahjen fermerit të Ferizajt”, ka thënë Veseli.

I pari i PDK-së ka thënë se Agim Aliu është njeriu i dëshmuar për Ferizajn, më shumë dhe më mirë se gjithë të tjerët që janë në garë.

Kreu i PDK-së ka thënë se nuk ka asnjë dilemë për vullnetin e ferizajasve dhe më 22 tetor Agim Aliu do të jetë kryetar i Ferizajt.

Me Agim Aliun kryetar, Veseli ka premtuar se investimet do të rriten në rrugë dhe në shkolla, në parqe dhe në çerdhe.

“Ne kemi marrë një vendim të madh për qytetarët dhe specialistët e Ferizajt, në pjesën e parë të mandatit, ne do ndërtojmë spitalin modern regjional në Ferizaj. Ferizaj e meriton dhe ne do ta bëjmë realitet”, ka thënë ai.

Veseli ka premtuar përkrahje edhe për projektin e Agim Aliut për bashkimin e qytetit përmes hekurudhës nëntokësore.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img