20,04,2024

PDK në Ferizaj: Letër e hapur Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Z. Shukri Jashari

Must Read

I nderuar, z.Jashari,

Duke ju uruar një vit të mbarë dhe të suksesshëm në punën tuaj si dhe marrjen e detyrës së re, po iu drejtohemi me këtë letër të hapur.

Që nga mbrëme në Komunën e Ferizajt mbretëron gjendje kaotike, si pasojë e reshjeve të borës. Janë të rrezikuara jetërat e qindra e mijëra qytetarëve dhe kjo për pasojë të keqpërdorimeve dhe korrupsionit të vazhdueshëm që po ndodhë në qeverisjen e Ferizajt, e që për habinë e të gjithëve prokuroria po heshtë.

Z. Jashari, tenderin për pastrimin e rrugëve të fshatrave ( 2 llote) i ka fituar kompania “Konzorciumi NNSH HAJRUSHI dhe ISA INGENERING” nga Vitia.
Nënkontraktor është angazhuar kompania “GANI COMPANY” , pronë e Gani LESKOVCIT, e i cili është daja i Kryetarit SFARQA. Pra, fjala është për të njejtin Gani Leskovci i cili që nga ardhja e Sfarqes në krye te komunës është përfolur për involvimin e tij në shumë tenderë, por që përkundër faktit se këto janë bërë publike, prokuroria nuk i ka filluar asnjëherë hetimet.

Z. Jashari,

Edhe vet ju jeni qytetar i Komunës së Ferizajt dhe jeni dëshmitar i situatës së rëndë. Prandaj, kërkojmë nga ju të iniconi hetimet se kush është kjo firmë, cili është potenciali i saj teknik për ta menagjuar këtë situatë dhe sa ka qenë i rregullt procesi i tenderimit?Në Ferizaj qarkullojnë zëra se fituesi i vërtetë i tenderit është daja i Kryetarit Sfarqa, ndërsa kompania “fituese” vetëm i ka ofruar letrat për t’i bërë shërbim dajës së kryetarit Sfarqa. Për momentin, ne nuk mund ta themi me saktësi se është apo nuk është kjo e saktë. Prandaj, po ju drejtohemi publikisht me kërkesën që menjëherë t’i filloni hetimet, vetëm e vetëm që të sqarohet e vërteta.
Ne besojmë se ju do të ushtroni të gjitha kompetencat dhe përgjegjësitë tuaja shtetërore që të merrni në hetim këtë rast si një pikënisje për të vazhduar edhe me raste të tjera në mënyrë që të vazhdohet puna juaj e suksesshme në luftim të korrupsionit dhe së keqes.

Duke besuar në ndërmarrjen e veprimeve të duhura në rastin konkret dhe në rastet e tjera të ngjashme, mirëpresim përgjigjjen tuaj!.

Ju dëshirojmë shëndet dhe mbarësi në punën tuaj!

Me respekt,
PDK- Ferizaj

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img