19,04,2024

PDK hapë edhe zyrtarisht fushatën zgjedhore në Ferizaj.Shpalos programin qeverisës.

Must Read

Ferizaj.23.09.2017. Partia Demokratike e Kosovës në Ferizaj, sot ka organizuar një takim me qytetarë, anëtar dhe simpatizant të këtij subjekti politik. Në këtë takim ku mori pjesë edhe krey i PDK-së Kadri Veseli është shpalosur programin i këtij subjekti politik si dhe programi qeverisës i kandidatit për kryetar të Ferizajt ,Agim Aliu.

Në këtë takim Aliu ka thëhënë se Partia Demokratike e Kosovës në Ferizaj, ka qenë dhe mbetet një adresë e sigurt për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve të Komunës sonë. Kjo është dëshmuar përmes modelit të mirëqeverisjes që kemi instaluar gjatë mandateve kur kemi qeverisur me Komunën e Ferizajt. Rritja e përhershme e cilësisë në shërbimet komunale dhe bashkëqeverisja me qytetarët janë thelbi i funksionimit tonë politik dhe dëshmia më e mirë për jetësimin e këtij parimi ështëKomuna e Ferizajt. Tashmë është e qartë për të gjithë qytetarët, se Partia Demokratike e Kosovës është promotore e vlerave qytetare, bashkëqeverisjes me, dhe për qytetarët.

Ne, në mandatet tona qeverisëse, kemi arritur që Ferizajn t’a kthejmë në një komunë elitare, me shërbime efikase dhe zhvillim nëtë gjithë sektorët komunal. 

Vlen të përmendim disa nga projektet që i dhanë formë këtij qyteti, si psh. Ndërtimi i sheshit qendror, standardizimi i rrugëve kyçe të qytetit, shtrirja e gjerë e investimeve publike në fshatra, kthimi i investitorëve dhe nxitja e biznesit të ri në komunën tonë, lartësimi dhe mbështetja e fuqishme për kulturën, rininë dhe sportin, kujdesi social ndaj kategorive të caktuara të shoqërisë e shumë e shumë të tjera.Janë, pra këto vetëm disa nga atributet e mirëqeverisjes me Komunën e Ferizajt.Sot, në ditët e para të hapjes së fushatës, një gare të rëndësishme për qytetin dhe qytetarët, po hapim një kapitull të ri, atë të ofertës më të mirë për t’a qeverisuar qytetin për 4 vitet e ardhshme ka thënë Aliu në takimin e organizuar

Aliu ka thënë se Ferizaj, edhe tani, në këtë moment, ka nevojë urgjente për ndërhyrjen komunale, për të frenuar degradimin e mëtejshëm në sektorë komunal, për t’a kthyer efikasitetin e shërbimeve komunale, për t’a vendosur dinjitetin e administratës dhe gjithë qytetarëve të Komunës së Ferizajt, për të jetësuar idetë dhe planet e të rinjëve për qytetin, për t’i hapur rrugë vizionit të ri për zhvillimin urban tëkomunës sonë.

Aliu ka thënë se platforma qeverisëse e tij  bazohet në kërkesat e qytetarëve dhe nevojave të kohës.

“Platforma ime qeverisëse, është platformë e bazuar në kërkesat e qytetarëve dhe në nevojat e kohës për një qytet funksional dhe të organizuar. Unë, së bashku me ekipin tim, kemi përgatitur ofertën më adekuate për gjitha sektorët e jetës publike, për të ofruar zgjidhjen e problemeve të deritanishme dhe prosperimit të përgjithshëm të Komunës sonë.” ka thënë Aliu

Ndërsa për arsimin Aliu tha se këtë duhet tua kthejmë  atyre të cilët dinë më së miri ta drejtojnë dhe atyre mpër të cilët është i dedikuar,mësimdhënësve dhe nxënësv.

“Arsimi nuk duhet dhe nuk do të mund të jetë një fushë e lënë pas dore. Atë do t’ia kthejmë mësimdhënësve, nxënësve dhe prindërve. Ata janë kultivuesit më të denjë të një arsimimi të shëndoshë, për të mundësuar një të ardhme shpresëdhënëse për gjeneratat që na pasojnë.

Nxënësit meritojnë më shumë shkolla dhe kushte për mësim, më shumë mbështetje për avancimin e dijeve të tyre që shkolla të kthehet në një hapësirë të mirëfilltë edukimi. Mësimdhënësit meritojnë trajtimin dinjitoz dhe mbështetjen për shtyrjen përpara të vizionit për një arsim cilësor. Prindërit, kanë nevojë të jenë komod për sigurinë e fëmijëve të tyre, për mirëqenien dhe arsimimin e duhur që marrin nga shkollat publike.” ka thënë Aliu.

  Në këtë tubim Aliu ka folur edhe për shëndetësinë dhe  zhvillimin ekonomik të komunës së Ferizajt  si dhe kujdesin ndaj kategorive të dala nga lufta  e fundit..

“Shëndetësia,duhet dhe dotë shërohet nga plagët e pamëshirshme në trupin e saj. Mjekëve dhe gjithë punonjësve shëndetësor do t’i kthehet dinjiteti dhe respekti për misionin human, pacientët do të marrin shërbimet me kohë, pa pritje të gjata në radhe dhe pa mungesa esenciale të infrastrukturës shëndetësore,

Qyteti ynë ka nevojë për të shtyer përpara vizionin e zhvillimit të  gjithë arkitektëve, inxhinierëve dhe ndërtuesve për të hapur edhe më shumë qytetin tonë drejt mirëplanifikimit dhe funksionalitetit urban. Unë veçse kam krijuar ekipin tim të ekspertëve nga kjo fushë, bashkë me të cilët do iu japim zgjidhje të gjitha problemeve urbane gjatë katër vitet e ardhshme.

Nxitja e zhvillimit ekonomik dhe punësimi i të rinjve, janë pikë kyçe e platformës sime qeverisëse, për të rinjtë, për punësimin e tyre përmes Fondit të Punësimit.

Qasja jonë ndaj kategorive të dalura nga lufta e fundit, është gjithëpërfshirëse dhe zë vend qendror në jetën tonë publike, andaj unë dhe ekipi im qeverisës, do të shterojmë çdo mundësi për trajtim dinjitoz dhe përfshirje brenda vendimmarrjes lokale. Kujdesi ndaj tyre, pra  do të jetë  një ndër pikat prioritare të programit tonë qeverisës.

Familja është thelbi i një shoqërie të shëndoshë. Ne, të gjithë së bashku, përmes përpjekjes reale institucionale, do i shpallim luftë çdo dukurie negative, në shkollë dhe qytet për të mbrojtur të rinjtë tanë nga shkatërrimi dhe harresa e trajtimit të fenomeneve të tilla nga ana e institucioneve dhe për të kthyer familjen në objekt trajtimi dhe kujdesi institucional.

Qytetarëve duhet t’i ofrojmë një ambient të sigurtë, dhe këtë do t’a realizojmë” ka thënë Aliu në takimin e organizuar sot në Ferizaj.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img