28,03,2024

PDK Ferizaj akuzon përsëri drejtorin Karameta

Must Read

Në një deklaratë për media të lëshuar nga PDK – Dega Ferizaj, akuzohet prapë drejtori i shëndetësisë në Ferizaj z. Karameta. Për më shumë detaje lexoni të plotë deklaratën e PDK-së:

Drejtor, si po të shkojnë punët?!

Përkitazi me reagimin skandaloz të drejtorit të “Shëndetësisë ferizajase”, z.Karameta, për komunikatën tonë rreth skandalit të radhës në QKMF.

Drejtori Karameta si duket qenka zënë ngushtë dje me skandalin që i publikuam dhe nuk paska kursyer akuza, shpifje, e mashtrime të radhës, të cilat i ka publikuar në një portal të qytetit tonë. Duke e parë të nevojshme që ti përgjigjemi z. Karameta për akuzat dhe njëkohësisht ti sqarojmë dhe informojmë qytetarët për atë që po ndodhë këto ditë në QKMF, ne hulumtuam pak më thellë rreth këtij skandali dhe “argumenteve” e akterëve që përmend drejtori dhe faktet si duket tregojnë diçka tjetër.
Fillimisht drejtori na akuzoi se po i bëjmë shantazh me një votues tonin. Drejtor e kuptojmë se jeni në pozitë të keqe dhe mund të na akuzoni neve, por është jashtëzakonisht jo etike dhe e pamoralshme të akuzoni një qytetar tuajin, i cili së fundi paska kaluar nëpër një proces të dhimbshëm të një humbje të madhe familjare dhe i cili, me sa kuptojmë nga reagimi juaj, paska një shpirt të madh humanisti, se qenka shndërruar në një vegël shantazhi e orientuar nga NE ndaj jush. Aq më shumë kur ju e quani votues dhe anëtar tonin. Me qenë se ne nuk dinim fare për këtë person, ne hulumtuam pak dhe na rezulton se ky person vetëm së fundi është transferuar në qytetin tonë për të jetuar, nga një qytet tjetër dhe nuk është anëtar i PDK-së në Ferizaj. Votues edhe mund të jetë, por ne nuk i pyesim si ju qytetarët se për kë kanë votuar, ngase mendojmë se është jashtë çdo lloj logjike dhe etike njerëzore dhe gjithashtu edhe e jashtëligjshme. Sigurisht se zgjedhjet e fundit, ai dhe familja e tij nuk kanë votuar në Ferizaj. Ju, drejtor, duhej të ndanit dhembjen me këtë qytetar, për humbjen e tij, ta falënderonit për donacionin dhe ti tregonit për procedurat dhe ligjet në fuqi. Gjithashtu ato duhej ti ndiqnit edhe ju dhe jo ta pyesnit se për kënd voton. Kjo për ne është plotësisht i relevante në këtë rast. Dyshimet e juaja edhe mund t’ia thoni policisë (që me sa kuptojmë bashkë me krimet ekonomike po e heton këtë rast dhe shpresojmë ta zgjidhë deri në fund) dhe jo të shpifni publikisht për ne dhe për një qytetar shembullor rreth shantazheve të pa qena. Ne ju garantojmë se nuk kemi kontaktuar asnjëherë dhe në asnjë formë për këtë rast, as me këtë qytetar dhe as me personat tjerë, emrat e të cilëve ju i keni bërë publik dje.
Pastaj na akuzoni për standarde të dyfishta në trajtimin e problemeve të njëjta. Nëse e keni fjalën për donacionin e Labit (Kryetarit të tashëm të AKR-së), të cilin ju nuk e pranuat kurrsesi, atëherë gaboheni dhe shpifni përsëri. Labi kishte sjellë një lloj të barërave, i cili mungonte në QKMF dhe i cili ishte në listën esenciale të barërave që jepeshin falas pacientëve. Barërat që janë gjetur tani në depon e QKMF-së nuk janë barëra të listës esenciale dhe kjo është plotësisht kundër ligjit. Ju nuk e pranuat donacionin e Labit që ishte pjesërisht brenda ligjit, ndërsa keni pranuar një tjetër plotësisht të kundërligjshëm. Ne nuk mund ta kuptojmë se ku qëndron analogjia juaj për standarde të dyfishta këtu. Aq më shumë që nuk është e vërtetë që ne si PDK kemi reaguar në atë kohë. Ka pasur vetëm një reagim të një anëtari të kryesisë në faqen e tij personale në fb që potenconte aktin qëllim mirë të donatorit dhe efektin pozitiv te pacientët. Asgjë më tepër. Standardet e dyfishta këtu haptas po i përdorni ju. Atëherë e quanit të kundërligjshëm donacionin e Labit, edhe pse kishte sjellë barërat që duhej ti ofronit ju, ndërsa tani e quani të ligjshëm një donacion me barëra që sipas ligjit nuk guxojnë as të shiten në vendin tonë, lëre më që janë edhe jashtë listës esenciale të barërave që ofron MSH.
Për më shumë sipas burimeve tona të sigurta, hetuesit e krimeve ekonomike dhe inspektorët farmaceutik të MSH-së të cilët qenkan ftuar, jo nga ne, por nga policia, për të inspektuar dhe hetuar këtë skandal, paskan gjetur një sasi prej më shumë se 50 llojeve të barërave dhe me një sasi të konsiderueshme po thuajse të secilit lloj. Me sa kuptojmë ka shumë lloje me më shume se 20 kuti me ampula. Kjo na bën të besojmë se nuk është fjala për barëra të një pacienti, por këtu fshihet diçka tjetër, të cilën ti e di më së miri se çfarë është. Drejtor, merru me problemet reale që ke krijuar në QKMF dhe lëri arsyetimet e kota e akuzat banale. Kjo për të cilën po flasim ka vetëm një emër që quhet Krim i organizuar. Kaq për sot.

Me respekt
PDK- dega në Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img