25,04,2024

“Pastërtia” me aksion për largimin e mbetjeve inerte (Foto)

Must Read

Ferizaj.22.02.2018. KRM “Pastërtia” ka nisur largimin e të gjitha mbetjeve inerte që ndodhen në rrugët Ramadan Rexhepi dhe Driton Islami.
Ka ditë që KRM “Pastërtia” ka angazhuar ekipe të pastrimit për të larguar mbeturinat dhe deponitë e egra nëpër qytetin e Ferizajt.
Sot kjo kompani ka larguar një numër të madh të deponive të mbeturina në rrugën “Ramadan Rexhepi” dhe “Driton Islami”

Edhe pse këso aksione janë marrë kohë pas kohe sërish këto deponi janë bërë sërish.
Shumë herë është apeluar te qytetarët që të kenë kujdes dhe të ndihmojnë në mirëmbajtjen e ambientit por sikur kanë hasur në veshë të shurdhër.

Ferizaj që nga muaji shtator nuk ka pasur inspektor të mjedisit i cili do të duhej të përcjellë edhe këtë segment. Ka ditë që kryetari Aliu ka emëruar një inspektor të mjedisit dhe pritet që së bashku me qytetarët të punohet për një ambient më të pastër në qytetin e Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img