19,04,2024

“Past is Now”, ekspozita ndërkombëtare me fotografi dokumentuese, vjen në Galerinë e Arteve në Ferizaj

Must Read

Në ekspozitë marrin pjesë artistë nga regjioni i ish- Jugosllavisë dhe nga vende të tjera të Evropës, të cilët përmes ekspozitës “Past is now” japin një pamje të proceseve komplekse shoqërore-politike me të cilat ballafaqohen shoqëritë e regjionit të ish Jugosllavisë në këto njëzet vitet e fundit, shkruan KultPlus.

Galeria e Arteve në Ferizaj do të mirëpresë një ekspozitë ndërkombëtare me fotografi dokumentuese. Ekspozita e cila vjen e organizuar nga Galeria e Arteve në Ferizaj, në bashkëpunim me Institutin Goethe, Komunën e Ferizajt – departamentin për Kulturë dhe Qendrën Multimedia, titullohet “Pas tis Now”.
Artistë pjesëmarrës në këtë ekspozitë janë: Jaka Babnik, Roman Bezjak, Collaboration Project, Jerg Glesher, Zijah Gafiq, Ibro Hasanoviq, Tanja Kernvajs, Borut Krajnc, Sasha Kral, Tom Liht, Ane Morgenshtern, Vladimir Milandinoviq, Merlin Naxh-Torma, Dragan Petroviq, Hrvoje Slovenc, Katja Shtuke e Oliver Ziber, Josip Broz Tito dhe Mihael Veseli, përcjellë KultPlus.

Festivali Fotodoks në Minhen, njëra prej ngjarjeve më të rëndësishme të fotografisë dokumentare bashkëkohore në Gjermani, ia ka kushtuar në vitin 2015 ekspozitën kryesore “Past is now” (e kaluara është tash) hapësirës së ish Jugosllavisë, duke eksploruar kështu gjendjen e tanishme në regjion dhe “potencialin e së kaluarës në të tashmen”.

Në ekspozitë marrin pjesë artistë nga regjioni i ish-Jugosllavisë dhe nga vende të tjera të Evropës, të cilët përmes ekspozitës “Past is now” japin një pamje të proceseve komplekse shoqërore-politike me të cilat ballafaqohen shoqëritë e regjionit të ish Jugosllavisë në këto njëzet vitet e fundit. Ata poashtu shtrojnë pyetje rreth rolit të fotografisë dokumentare, respektivisht, mënyrës përmes së cilës fotografia bashkëkohore shënon ndryshimet dhe lëvizjet shoqërore, se si pozicionohet dhe si e gjen shprehjen e vet ndërmjet fakteve dokumentare, nostalgjisë dhe arkivimit.

Në të tanishmen gjithmonë ndjehet edhe e kaluara. Ndonjëherë ajo është model, ndonjëherë ajo lë gjurmë të pashlyera e ndonjëherë ajo ngelet vetëm një kujtim i zbehtë. E tashmja ndonjëherë është edhe thjesht përsëritje apo definicion i ri i të kaluarës. Autorët kanë shfrytëzuar arkivat ekzistuese ose kanë krijuar arkiva të reja, kanë shkruar gjurmëve të historisë, ose kanë gjurmuar sterotipet dhe mitet kulturore, janë kthyer në njëzetepesë vjetorin e bashkimit të Gjermanisë ose në njëzet vjetorin e marrëveshjes së paqes të Dejtonit.

Hapja zyrtare e ekspozitës do të bëhet më datë 25 janar, nga ora 18:00 dhe do të qëndrojë e hapur deri më 10 shkurt. Ndërsa më datë 3 shkurt në ora 11:00 do të mbahet diskutim me Zeni Ballazhin, kurator i Galerisë Kombëtare të Arteve, rreth mënyrave të reja për të reflektuar ndaj realitetit. / KultPlus.com

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img