29,03,2024

Pasagjeri kosovar rrëfen tmerrin që e përjetoi në aeroplan: Rripi i sigurisë u këput dhe…

Must Read

Të dielën 121 pasagjerë në aeroplanin e kompanisë ALK përjetuan horror nga turbulencat – e një prej tyre është edhe Idriz Brahimi, i cili ka pësuar një shkundje në tru, shkruan 20min.ch.

Ishte koha kur Idriz Brahimi dëshironte të hante jogurtin. Ai kishte pasur shumë takime gjatë ditës në Prishtinë dhe nuk kishte arritur fare që të ushqehet. Teksa u ul në aeroplan i cili do ta sillte atë në Bazel, ai i gëzohej dy orëve të qeta.

Por, kështu nuk ndodhi. Rreth 30 minuta pas ngritjes në qiell, aeroplani luftoi me turbulenca të ndryshme dhe humbi shumë në lartësi. 51 vjeçarit i këputet rripi dhe përplaset në tavan me kokë.  Dhe për atë që ndodhi në vazhdim, Behrami nuk arrin të kujtohet.

“Besoj se për një moment isha pa vetdije”, u shpreh Behrami, shkruan telegrafi.

Britma nga fëmijë, gra dhe burra, ashtu sikurse jogurti që qëndron në dysheme janë e gjitha që i kujtohen Idriz Brahimit nga minutat kaotike. Shkundjen në tru dhe gjakderdhjen nga koka e tij, ai e kuptoi më vonë.

Gjithë mbrëmjen Brahimi është dashur që ta kalojë në një spital të Baselit.

“Mjeku më tha se ka mundur të jetë edhe më keq”, thotë Brahimi i brengosur, duke shtuar se ishte i lidhur me rrip i cili në një moment iu këput, që sipas tij nuk është dashur që të ndodhë.

Për këto pohime të Brahimit sipas portalit 20 Minuten, nuk ka pasur ende asnjë deklaratë nga kompania përgjegjëse për këtë fluturim.


- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img