25,04,2024

Pas reshjeve të fundit në Ferizaj, raportohet gjendje stabile

Must Read

Ferizaj.05.02.2018. Paraditen e sotme u mbajt mbledhja e rregullt javore e kryetarit Aliu me drejtorët e drejtorive komunale. Në këtë mbledhje pika të diskutimit ishin gjendja e përgjithshme në territorin e Ferizajt pas reshjeve të dendura të shiut, projektet me të cilat do të aplikoj Komuna e Ferizajt tek donatorët e ndryshëm potencial , vendor dhe ndërkombëtar si dhe gjendja në drejtoritë komunale.

Në këtë mbledhje nga drejtori i shërbimeve publike u njoftua se në bazë vizitave në terren, situata pas reshjeve të shiut në territorin e Ferizajt është e mirë, përjashtimisht disa zonave ku ka pasur bllokime kanalesh atmosferike të cilat kanë rezultuar me vërshime në atë pjesë. Drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencë njoftoi kryetarin Aliu dhe bordin e drejtorëve për masat që janë marr për evitimin e situatave të rënda pas reshjeve të dendura të shiut ditëve që lamë pas.

Kryetari Aliu njoftoi drejtorët e drejtorive komunale për zhvillimet e javës së kaluar, takimet si dhe aktivitetin e zhvilluar duke inkurajuar drejtorët komunal të hartojnë një listë projektesh dhe përmes tyre, Komuna e Ferizajt të aplikoj në fonde të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare.

Kjo mbledhje u përshkua edhe nga propozime të ndryshme që kanë të bëjnë me rregullimin më të mirë të funksionimit në secilën drejtori, me ç’rast, drejtorët e drejtorive komunale njoftuan secili për punët e kryera në javën që shkoi dhe angazhimin e shtuar për përmirësimin e gjendjes në drejtoritë që përfaqësojnë, me qëllim aplikimin e shpejt e të suksesshëm të platformës qeverisëse që në thelb të saj ka rritjen e kualitetit të shërbimeve ndaj qytetarëve

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img