24,04,2024

Pas dy dekadave edhe fshati Greme po bëhet me rrjet të ujësjellësit

Must Read

Këtë të enjte në fshatin Greme ka filluar të realizohet projekti i ujësjellësit, projekt ky i munguar me vite të tëra në këtë fshat. Nga afër punimet e këtij projekti  gjatë ditës së sotme i ka përcjellur edhe Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu i shoqëruar nga drejtorët e drejtorive komunale.

Me këtë rast Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka potencuar se ky projekti është njëri ndër  projektet  më të rëndësishëm që kanë pasur banorët e këtij fshati pas  dy dekadave të pasluftës, do të kenë ujë të pijshëm në gypat e ujësjellësit dhe në shtëpitë e tyre.

 “Jemi pikërisht këtu ku është duke u bërë shpimi i një pusi të ri shtesë,  i cili ka ardhur si kërkese e vet kryetarit të fshatit,  e vet këshillit  të fshatit, banorëve dhe bizneseve të Gremës që normalisht  që është miratuar nga unë për arsyen që fshati Greme, është një fshat që ka një numër shumë të madh dhe është  ndër fshatrat me të mëdhenj në komunën e Ferizajt,  dhe poashtu edhe për numrin e madh të bizneseve, dhe duke pasur parasysh këto dy fakte ne kemi vendosur që të kemi një burim shtesë një pus shtese në mënyrë që të ketë ujë të bollshëm në shtëpitë, po edhe ne bizneset e fshatit Greme”, është shprehur Kryetari Aliu.

Kryetari Aliu tutje është shprehur se në kuadër të këtij projekti do të bëhet edhe renovimi i rezervuarit, shtrirja e gypit si dhe instalimi i kyçjeve nëpër  shtëpi dhe biznese në fshatin Greme ku banorët do të kenë ujë të pijshëm.  të ujit në fshatin Greme.

“Pra është një projekt që përfshinë gjithë komponentat për t’u realizuar në mënyrë që të këtë ujë të pijes më në fund për banorët e fshatit Greme. Fshati Greme ka kontribuar jashtëzakonisht shumë madje është njëri ndër fshatrat më të shkatërruara që ka dal pas luftës, është investuar shumë, por diçka që ishte e munguar ishte uji, ajo që duhet të ishte në rend të parë fatkeqësisht po bëhet në rendin e fundit, por megjithatë është lajmi i mirë që qytetarët e fshatit Greme do të kenë ujë të pijshëm dhe në bazë të dinamikes së punëve pra kalkulojmë këtë vit do ta kryejmë këtë projekt” ka thënë Kryetari Aliu.

Nga ana tjetër banorët e fshatit Greme kane falënderuar Kryetarin e Komunash së Ferizajt Agim Aliu për realizimin e këtij projekti madhor për banorët e këtij fshati. Qerim Avdyli banorë i këtij fshati ka thënë se ky projekt është pritur me vite të tëra.

“Shumë moti e kemi prit me na ardh ujësjellësi, sot po fillojnë punimet dhe jemi shumë të kënaqur që edhe ne si banorë të fshati po bëhemi me ujësjellës”, ka thënë Avdyli.

Vlera e projekti kushton mbi 195 mijë euro, ndërsa punimet në këtë projekt do t’i kryej operatori ekonomik “Arlindi”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img