19,04,2024

Parashikimi i motit për pesë ditë… ja kur do të bie borë (Mos i harroni pajisjet dimërore)

Must Read

Reshjet e kohë pas koheshe do të vazhdojnë për dy- tri ditë, të cilat vende-vende do të jenë më të theksuara.

Shtypja atmosferike e lartë mbi vlerat e normales e cila ka përfshirë Ballkanin për plot një muaj , nga e mërkura kjo shtypje do të zbresë nën vlerat e normales me çka presim dhe ndryshim në gjithë parametrat meteorologjikë, transmeton lajmi.net.

Erërat e  fuqishme dhe reshjet e borës do të jenë prezent mbi vendin tonë.

Pas reshjeve dhe fuqisë së këtyre masave me origjinë polare parashihen ulje të dukshme të vlerave termike në dy ekstremet, duke bërë që merkuri në termometër të zbresë në fundjavë deri -17 gradë Celsius, kurse në viset malore deri -19 gradë Celsius.

Gjatë kësaj periudhe ( e hënë – e premte) temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -11 deri -4 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 1- 4 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi  mbi 13m/s. /Lajmi.net/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img