24,04,2024

Paralajmëron IKSHPK: Rrezikojmë humbjen e kontrollit

Must Read

Pas rritjes së numrit të rasteve, ku brenda 24 orëve të fundit janë shënuar shifra rekorde të rasteve pozitive me koronavirus në Kosovë, ka reaguar Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, transmeton Gazeta Metro.

Sipas këtij institute shtimi i këtyre rasteve ka ardhur si pasojë e mos-mbajtjes së distancës dhe maskave, andaj edhe një herë ka apeluar për zbatimin e rekomandimeve në aplikimin e masave mbrojtëse duke ruajtur kështu shëndetin.

Siç thuhet në komunikatën e lëshuar nga IKSHPK, shtimi i rasteve tregon për përkeqësim të situatës epidemiologjike me rrezik të shkuarjes drejt humbjes së kontrollit, si dhe mbingarkimit të institucioneve shëndetësore, ku personat me sëmundje shoqëruese dhe të moshuarit mund të përfundojnë fatalisht.

“Kjo ndodhë për shkak të grumbullimit të madh të njerëzve, përfshirjes të njerëzve të moshave të ndjeshme të moshuara, për shkak të përfshirjes së njerëzve me sëmundje kronike të cilët nuk janë të mbrojtur, sepse fatkeqësisht për këtë sëmundje ende nuk ka terapi dhe parandalim me vaksinë dhe e vetmja mundësi e parandalimit është përmbajtja e rekomandimeve”, thekson IKSHPK.

Për më tepër, ky institut kërkon nga inspektoratet sanitare të AUV dhe inspektoratet komunale të zbatojnë Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse dhe të merren masa përgjegjësie në çdo rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar.

“Çdo shkelje e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve. Nuk ka të drejtë askush të rrezikojë jetën e të afërmve të tyre, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike për shkak të pakujdesit dhe mos zbatimit të rekomandimeve”, thuhet në komunikatë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img