18,04,2024

Paralajmërimi i pacientes 26-vjeçare «Këto janë simptomat e kancerit të mushkërive që nuk duhet t’i injoroni»

Must Read

Ashley Rivas ishte 26 vjeç kur vuri re se lodhej më shpejt se zakonisht kur vraponte. Pak vite më vonë, ajo kishte një kollë të vazhdueshme dhe gulçim, që mjekët ia atribuuan astmës të nxitur nga stërvitja. Rivas kishte edhe simptoma të tjera: rënie në peshë, ethe dhe një sërë simptomash të penumonisë. Megjithatë, kur ajo vendosi më në fund që të bënte një skaner të gjoksit, kanceri ishte gjëja e fundit që mund t’i shkonte ndërmend. Skaneri zbuloi një masë në mushkërinë e djathë që rezultoi të ishte tumor malinj. Rivas nuk kishte pirë asnjëherë sikur edhe një cigare të vetme në jetën e saj. “Dua që njerëzit të dinë se kanceri i mushkërive mund t’i shfaqet kujtdo”, thotë ajo. Rivas i është bashkuar fushatës “Lung Force” të Shoqatës Amerikane të Mushkërisë për të ndërgjegjësuar njerëzit se kanceri i mushkërive nuk është vuajtje vetëm për duhanpirësit”. Është e vërtetë që shumica e njerëzve me kancer të mushkërisë janë përdorues të duhanit, megjithatë studime kanë treguar se 15% e pacientëve të diagnostikuar me këtë lloj kanceri nuk kanë pirë asnjëherë të vetme duhan në jetën e tyre- dhe mund të jenë edhe të rinj. Faktorë të tjerë rrezikues përveç duahpirjes janë edhe historia familjare me këtë sëmundje, si dhe ekspozimi ndaj ndotësve të caktuar mjedisor, si asbesti, radoni, apo edhe nafta. Kanceri i mushkërisë është më i përhapuri në të gjithë botën dhe çdo vit vret më shumë gra se kanceri i gjirit, vezores dhe mitrës të kombinuar së bashku. Nëse diagnostikohet herët, sëmundja kurohet lehtë, si në rastin e Rivas, e cila ka arritur ta luftojë këtë sëmundje vdekjeprurëse. Por, vetëm 16% e rasteve kapen që në fazën e parë. Zakonisht është si një gjëndër 7-8 milimetra e vendosur në mes të mushkërisë, që nuk shfaq asnjë simptomë. Shumë pacientë diagnostikohen vetëm kur tumori është përhapur shumë dhe po shkakton probleme me frymëmarrjen. Burimi: Health

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img