18,04,2024

PAI vlerëson lartë punën e qeverisë lokale

Must Read

Kryetari i Partisë së Ashkalinjve për Integrim në Ferizaj Qazim Rrahmani, thirri konferencë për media për të lavdëruar punën e qeverisjes lokale. Rrahmani tha se që nga marrja e mandatit nga kryetari Aliu, jeta e komuniteteve në Ferizaj ka ndryshuar pozitivisht.

“PAI, vlerëson pozitivisht punën, angazhimin dhe sukseset e kryetarit Aliu në bashkëpunim me të gjithë strukturën e tij të drejtorëve dhe qasja e ekzekutivit të komunës ndaj komuniteteve ka qenë shumë reale, shumë e drejtë, ka qenë e suksesshme dhe ne jemi shumë të kënaqur me punën e tyre të deritanishme”, tha Rrahmani.

Rrahmani thotë se përkrahja për komunitetin RAE në Ferizaj, ka nisur qysh me emërimin e nënkryetarit Florim Bajrami.

“Nga kryetari Aliu me vullnetin e tij dhe me të gjithë anëtarët e asamblesë komunale është emëruar nënkryetari Florim Bajrami dhe ky hap i tyre i jep një qasje më të mirë komunës që të jenë të barabartë, këtë muaj kemi filluar me kërkesën tonë që të bëhet ndriçimi publik në të gjitha lagjet e qytetit dhe ka filluar në Dubravë e disa lagje të tjera, kemi drejtuar edhe kërkesat për rregullimin e rrugëve që janë mungesë dhe gatishmëria e ekzekutivit është që t’i bëj. Çka është me rëndësi që asnjë nxënës i komunitetit nuk ka mbetur pa u regjistruar në shkollat e mesme dhe të gjithë nxënësit janë sistemuar ku ata kanë dëshiruar dhe kjo është për t’u vlerësuar”, tha Rrahmani.

Rrahmani bëri të ditur se kanë fituar një projekt nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale për ndërtimin e 11 shtëpive, duke apeluar për ndihmë teknike tek organet komunale. transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img