25,04,2024

OVL-UÇK-së – dega Ferizaj: Protesta mbahet në Ferizaj

Must Read

OVL-UÇK – dega në Ferizaj ka njoftuar se Protesta ”Në mbrojtje të Luftës Çlirimtare” në bazë të rekomandimit të IKSHP-së do të mbahet në çdo komunë.

Këshilli qendror organizativ i protestës së OVL-së dega në Ferizaj ka njoftuar se protesta do të mbahet në Ferizaj me fillim në ora 12:00 në sheshin “Adem Jashari” në Ferizaj.

Njoftimi i plotë i Këshillit qendror organizativ të protestës së OVL-së dega në Ferizaj

”Në mbrojtje të Luftës Çlirimtare”

Njoftim për PROTESTË – OVL-UÇK – dega Ferizaj

Këshilli qendror organizativ i protestës së OVL-së, në mbledhjen e mbajtur dhe në bazë të rekomandimeve të Institutit të Shëndetit Publik, ka vendosur që Protestën e planifikuar për datën 09 korrik në Prishtinë – ora 12:00, ta mbajë në çdo komunë të Kosovës.

OVL-UÇK dega në Ferizaj njofton bashkëluftëtarët që Protesta do të mbahet:

  • 09 korrik 2020, ora 12:00, në Sheshin “Adem Jashari” – Ferizaj.

Numri i pjesëmarrësve do të jetë 99 veteranë, gjithmonë duke respektuar distancën dhe të pajisur me maska.

9 korrik 2020 në Ferizaj ”Në mbrojtje të Luftës Çlirimtare”

Me respekt, OVL-UÇK – dega Ferizaj.🇦🇱🇽🇰

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img