25,04,2024

OVL në Ferizaj: Në listat e publikuara ka veteranë të vërtetë

Must Read

Sikur sot, edhe çdo ditë tjetër,  Rasim Hamiti disa orë ia  kushton bletëve që ka. Këtë punë ai ishte duke e kryer edhe dje kur papritmas nëpër portale e ka lexuar emrin e tij në një listë të publikur si veteran i rrejshëm. I habitur që gjeti emrin e tij aty, Hamiti tha se në Kosovë gjithçka është e mundur, mirëpo pavarësisht lajmeve dhe listave që po dalin, ai thotë se ndihet krenar që i shërbeu atdheut para lufte, në luftë si dhe pas saj.

“Se di a po i sheh këto bletët e mija, a po i brengos ato kjo punë aq edhe mu, sepse e vërteta është me neve edhe atë s’ka kush që e fsheh, sepse ajo shihet nga larg. Në fillim isha i shqetësuar pse emri im ishte aty, por më pas duke i analizuar gjërat, faktet, në biseda me shokë e miq, e kuptova se gjithçka është jo zyrtare. Unë po ashtu kam komunikuar dje me prokurorin Blakaj, ai e ka pranuar se janë shtuar diku 2000 veteranë të vërtetë në listën e veteranëve të rrejshëm, por unë nga ai kërkova që ta publikoj listën e vërtetë, ose të më drejtoj mua se ku të ankohem dhe kujt t’i kërkoj llogari. Kësaj pune kujtoj që duhet shkuar deri në fund“, tha Hamiti.

Hamiti thotë se dikush po  dëshiron të krijoj përçarje në vendin tonë.  Ndërsa nga faji dhe përgjegjësia nuk e përjashton as  Qeverinë e vendit.

“Pas lufte ne kemi filluar me punët tona, me drejtimet tona, dikush punë bujku, dikush politikan e dikush biznes, thjesht as që po du me u marrë me çështjen se çfarë loje është duke u luajtur, për vete po flas jam shumë i vogël për me kuptu se kush çka po don me arritë me këtë që po ndodhë. Unë kujtoj se ne duhet me qenë të qetësuar, të matur dhe duhet të merremi veç me fakte, duhet t’i presim vetëm listat zyrtare, nuk kisha dashtë fare të merrem me thashetheme ose lista që publikohen pa kurrfarë burimi zyrtar. Përndryshe unë jam veteran i UÇK-së,  në fakt me ligjin që sot ekziston në Kosovë  më takon edhe statusi i invalidit, por s’kam aplikuar kurrë, sepse nuk më ka pëlqyer pasi që nuk e ndjej vetën invalid por të aftë për punë”, tha Hamiti.

Në listën e publikur dje nëpër disa portale, figuron edhe emri i Gëzim Haxhimusës, i njohur me nofkën “piktori”. Edhe ky thotë se lajmin nuk e ka pritur me shumë shqetësim, mirëpo thekson se shoqatat kompetente duhet të angazhohen për ta zbardhur të vërtetën.

“Turp t’iu vie atyre që e kanë bërë këtë gjë, por shqetësimi më i madh është që janë publikuar edhe të dhënat tona personale, këtu dikush duhet të jap llogari dhe ne kemi menduar që të bëjmë padi për këtë çështje. Unë mbrëmë e kam mbyllur telefonin, aq shumë kam pas thirrje nga miqtë që janë shqetësuar, sepse mua kjo s’më ka prekur sepse e di vetvetën. Shoqatata duhet të reagojnë dhe të merren me këtë punë, sepse edhe ato na njohin të gjithëve”,  tha Gëzim Haxhimusa.

Publikimi i këtyre listave e ka zhgënjyer edhe Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj. Nënkryetari i kësaj organizate Luan Jahiri, tha se kjo situatë e krijuar ka sjellë shqetësim tek familjet e atyre që vërtetë ishin pjesëtarë të UÇK-së.

“Së pari duhet të kihet parasysh që organizata jonë nuk ka qenë e përfshirë në verifikimin e ushtarëve, tash është e njëjta prapë që në publikimin e këtyre listave nuk jemi përgjegjës, prokuroria ka qenë në zyrat tona kanë kërkuar të dhëna, ne i kemi ofruar të gjitha faktet që kanë qenë pjesë e organizatës. Jam i indinjuar me këto lista, sepse këtu përfshihen shumë pjesëtarë të vërtetë. Nuk e di si është zgjedhur mostra nga prokuroria për të verifikuar raste të tilla, por mbi 90% e listës së Ferizajt është që kanë qenë ushtarë të vërtetë. Besoj që kjo listë nuk është preliminare dhe gjithça do të përmirësohet. Prokurorisë i kemi dorëzuar të gjitha dëshmitë për ata që i kemi pasur në listë dhe do të marrim përgjegjësi për të gjithë ata që janë të vërtetë”, tha ai.

Televizioni Tema ka kontaktuar edhe me zyrtarë të lartë të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, por gjatë ditës së sotme ata nuk kanë qenë të gatshëm të prononcohen. Përmes telefonit kryeprokurori Shukri Jashari i tha Tv Temës se një deklaratë lidhur me këtë proces do ta jap gjatë kësaj jave.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img