25,04,2024

Organizohet koncert solistik dhe instrumental nga Kursi i Muzikës “Kromatika”

Must Read

Koncerti muzikor synon të promovoi punën e mirë që po bëhet në nxjerrjen e talent të rinj. Po mendohet që nga këto aktivitete në të ardhmen të organizohet edhe një festival i muzikës për fëmijë me paraqitje live.
Nxënës që vijojnë kursin e muzikës”Kromatika”, me 9 maj do të prezantojnë në një koncert në të cilin për herë të parë krahas paraqitjes instrumentale do të ketë edhe pjesë solistike.

Drejtuesi i këtij kursi,profesori Shaban Ratkoceri, ka bërë të ditur se kjo është hera e shtatë që po organizohet një koncert i këtyre përmasave.
“Do të jetë një koncert i kombinuar si me pjesë pianistike ashtu edhe pjesë vokale. Duhet cekur se është koncerti i parë që fëmijët këndojnë live dhe ndoshta në të ardhmen të fillojmë të bëjmë edhe një festival për fëmijë me këngë origjinale të kënduar nga fëmijët”,ka thënë Ratkoceri.
Për më tepër mësohet se përgatitja e koncerti ka nisur që një kohë dhe është i pari për këtë vit.
“Puna ka qenë mjaft e madhe kur dihet se me fëmijët duhet një përkushtim më i madh,mirëpo me këta talent që i kemi puna ka qenë shumë e mirë” ka nënvizuar profesori Shaban Ratkoceri.
Organizimi i këtyre koncerteve si mision e ka nxjerrjen e talentëve në fushën e muzikës.Gjithashtu bëhet e ditur se paraqitjet live do t’i përcjellë orkestri muzikor “ Ferbend”.Koncerti mbahet të mërkurën në Teatrin “ Adriana Abdullahu” në ora 18:00.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img