20,04,2024

OJQ-të ferizajase memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Infrastrukturës

Must Read

Ferizaj.10.11.2016.  Forumi Regjional i Organizatave të shoqërisë civile FRO-05 dhe OJQ Etika gjatë ka vizituar Ministrin e  Infrastrukturës Lutfi ZHARKU.

Gjatë kësaj vizite bëhet e ditur se përfaqësues të shoqërisë civile FRO-05 dhe OJQ Etika kanë njoftuar ministrin Zharku për punën dhe aktivitetin e këtyre OJQ-ve

“ Kemi shpalosur edhe aktivitet tona që aktivistët e organizatave qe kanë filluar të implementojnë në rajon. Në i kemi thënë Minisitrit se jemi duke identifikuar problemet që kanë banorët me infrastrukturë në rrugët magjistrale që janë kompetencë e Ministrisë. I kemi thënë Ministrit se nxënësit kanë probleme më sigurinë në komunikacion. Edhe personat me aftësi të kufizuara ata nuk po ndihen të barabartë me të tjerët sepse shumë pak po zbatohen kërkesat e tyre ligjore dhe të drejta që i kanë” ka thënë Ilir Buzhala nga FRO-05

“ Ministri na ka ofruar që të nënshkruajmë një memorandum bashkëpunimi dhe na ka lejuar që gjitha problemet ti adresojmë në zyrat e tij dhe bashkërisht të mundohemi që të përmirësojmë gabimet që ndodhin në rrugët e rajonit dhe magjistrale të rajonit të Ferizajt.” tha Buzhala

Buzhala tha se “Nënshkrimi i memorandumit të bashkëpunimit pritet të nënshkruhet shumë shpejt dhe në prani të medieve dhe shpresojmë se me firmosje të këtij memorandumi do të jemi më të sigurt që zëri i qytetarit të adresohet në organet kompetente sa i përket infrastrukturës që të mos hidhet faji direkt tek Ministria por të adresohen problemet te punë kryesi apo përgjegjësi kompetent në fjalë”

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img