25,04,2024

Objekti i Institutit të Shëndetit Publik pothuajse gati. Rruga mbetet e parregulluar

Must Read

Ferizaj.06.02.2018. Finalizimi i objektit rajonal të Institutit të Shëndetit Publik në Ferizaj, mësohet se do të bëhet brenda dy muajve. Në këtë projekt modern , i vendosur afër Parkut të Lirisë, mësohet se kanë mbetur të kryhen vetëm edhe disa punë të vogla.

Ish drejtori i Institutit të Shëndetit Publik në Ferizaj, Sylejman Topalli, në kohën e të cilit nisi projekti thotë se nga mbikëqyrja e vazhdueshme që i ka bërë ndërtimit të objektit, ai shpejt do të jetë I gatshëm për punë.


“Objekti ka shkuar sipas planit dhe programit. Objekti është pothuajse i finalizuar në pjesën e jashtme ndërsa brenda janë edhe disa finesa të vogla të cilat besoj më së shumti edhe dy muaj do të përfundojnë dhe objekti si objekt do të jetë I gatshëm për punë si objekt. Mirëpo ne na mungon edhe infrastruktura të cilën duhet patjetër me e rregullua ku ka edhe bisedime me KEDS-in për ndërtimin e një trafo si pjesë e domosdoshme për punë, pastaj ende nuk është rregulluar kanalizimi. Aty është ujësjellësi, ku dy burime përdoren për furnizim. Ndërsa faza e dytë e investimeve kapitale është për aparaturë të re dhe inventarë” ka thënë Topalli.

“Por Topalli mbetet i shqetësuar se ish pushteti i kaluar lokal ani pse premtoj se do ta rregulloi rrugën që qon te Instituti dhe infrastrukturën përcjellëse, ato nuk i realizoi. Atëherë u bë vetëm hapja e rrugës. Topalli ka kërkuar nga qeveria aktuale që ti jap prioritet rregullimit të kësaj rruge.

“Ajo çka ne do të kërkojmë, e do të kontaktojmë edhe me kryetarin e ri, Agim Aliu, të cilit ne i besojmë shumë, që të punohet në rregullimin e rrugës dhe të infrastrukturës. Gjithashtu ka rëndësi se Instituti a do të jetë i vetëm apo me Spitalin. Nëse mbetet vetëm Instituti duhet të merren disa masa më tepër për çështje të sigurisë. Këto janë pjesë të cilat duhet të rregullohen përmes komunës së Ferizajt dhe ISHP në nivel qendrorë. Me Institutin qendrorë kemi përkrahjen dhe nuk kemi ndonjë problem ku do të sigurohen mjete për infrastrukturë të jashtme të institutit” ka thënë Topalli.

E në Drejtorinë për Infrastrukturë thonë se për këtë zonë nuk ndonjë projekt të shkruar nga ish pushteti e as ndonjë buxhet të ndarë. Por theksojnë se prioritet i qeverisë së tanishme lokale.

“Për ne si qeveri është me rëndësi të veçantë është asfaltimi i asaj rruge, mirëpo qeverisja e kaluar nuk ka ndonjë projekt të veçantë për atë zonë. Komplet parku I Lirisë është me rëndësi të trajtohet si zonë e interesit për qytetarët e Ferizajt dhe do ta kemi me prioritet gjatë qeverisjes sonë. Nuk kemi ndonjë projekt të shkruar dhe nuk është paraparë në kodin buxhetorë të vitit 2018 por tani do ta kemi me prioritet atë zonë” ka thënë Arbër Bytyqi, Drejtor i Infrastrukturës.

Ndërsa në aspektin shëndetësorë projekti i Institutit të Shëndetit Publik po vlerësohet të jetë shumë i rëndësishëm.

“ Ky është një ndër investimet më të mëdha në komunën e Ferizajt pas luftës së dytë botërore. është një objekt I cili ka rreth 1800 metra katrorë dhe është një ndër Institutet më të mira në Kosovë. Në do të kërkojmë që në kuadër të këtij Instituti të kemi edhe një laborator për analiza në nivel kombëtar e këtu mund të planifikohet edhe kontrolla e ujit dhe artikujve ushqimorë pasi kemi hapësirë dhe kuadër të mjaftueshme” ka thënë doktor Sylejman Topalli.

Ndërtimi i objektit të Institutit rajonal të Shëndetit Publik nisi më 15 Qershor 2016. Projekti financohet nga Ministria e Shëndetësisë me 500 mijë euro e me po kaq mjete është thënë se do të kontribuoj edhe pushteti lokal i Ferizajt me infrastrukturën shtesë, transmeton Televizioni Liria.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img