20,04,2024

Nxënësit e shkollës “Zenel Hajdini” në Ferizaj përmes projektit “Brick” finalizojnë trajnimet për programet “Autocad” dhe “CNC” (Video)

Must Read

Në kuadër të programit “Brick” u finalizuan trajnimet për programet “Autocad” dhe “CNC”, me maturantë të Departamentit të drurit të shkollës së mesme të Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Zenel Hajdini” në Ferizaj. Të rinjtë pjesëmarrës, njohuritë e përfituara deri tani, po i aplikojnë në praktikë dhe një pjesë e tyre tanimë janë të punësuar.

Këto punime janë rezultat i njohurive të përfituara nga  trajnimi.

Pas një pune të suksesshme që u bë vitin e kaluar  ka përfunduar edhe rundi i dytë  i trajnimeve për  programet  Autocad dhe  CNC me maturantët e shkollës së  mesme “Zenel Hajdini” në Ferizaj.

Nxënësit e departamentit të drurit  pas trajnimeve teorike janë të gatshëm  ti aplikojnë në punë praktike  mësimet e deritanishme  dhe pas përfundimit të trajnimit 70 orësh  shumica prej tyre  janë punësuar.

 Nxënësit pjesëmarrës janë certifikuar  në këto dy programe.

“Është një përvojë shumë e mirë, është një projekt  shumë i mirë, për të cilin falënderojë  organizatën CDF   që për realizimin e programit “Brick” ka përzgjedhë  shkollën tonë  ku më në fund nxënësi të prek dhe të aftësohet profesionalisht  ashtu si parashihet   me të gjitha kurrikulat.  Deri më tani ne kemi  kryer praktika por nxënësi më shumë ka qenë një visitor passive. Këtu nxënësi vet ka  qenë  krijuesi i programit  , vet ka qenë  realizues i programit , pra e ka filluar dhe e ka mbaruar  vet projektin. E kur merret parasysh se kjo është bërë me makina shumë të shtrenjta  është një rast shumë i mirë  për këta nxënës.  Shpresoj që kjo do të jetë shembull  që të vazhdohet me këto projekte  dhe edhe nxënësve tjerë tu jepet kjo  mundësi  dhe më në fund të fillojmë të prodhojmë edhe ne  kuadro që i nevojiten tregut të punës e jo vetëm letra” ka thënë  Abdullah Imeri, drejtori i shkollës “ Zenel Hajdini”.

Profesori Rrahim Sejdiu  e cilëson  të rëndësishëm  dhe efektiv këtë trajnim .

“Sot jemi këtu për të përmbledhë  punën 70 orësh  me nxënësit e shkollës  “Zenel Hajdini” këtu në Ferizaj  të cilët kanë ndjekur trajnimin e Autocad-it dhe  makinave CNC. Përgjatë 70 orëve  jemi munduar që  nëpërmjet pjesës teorike  pastaj në praktikë  ti realizojmë disa nga produktet qe po shihen edhe këtu. Jam jashtëzakonisht i kënaqur me punën  e nxënësve  dhe shpresojë që  në një të ardhme të afërt  ata të gjejnë p[unë dhe të  jenë punëtorë të fushës të cilën e kanë ndjekur “  ka thënë prof. DR  Rrahim Sejdiu, i cili nxënësve u ka mbajtur  pjesën teorike  në  AUTOCAD.

Kapaciteti I nxënësve lidhur me   përpunimin e druritt është gjithnjë në ngritje  dhe pas përfundimit të trajnimeve  janë të gatshëm  për tregun e punës.

“Ne si organizatë jemi  shumë të kënaqur  Ka qenë  këtë vit dhe viti e kaluar ku kemi pasur të  gjithë nxënësit e klasës së XII-të  pjesë të programit  ku për tre muaj , gjatë pjesës ku kanë planifikuar ti mbajnë orët praktike  I kanë mbajtur këtu në qendër.  Në Greme. Kanë mësuar për Autocad dhe makina  CNC  që janë primare për punimet e drurit.  Nxënësit  në shkollë I kanë kushtet  vështira për ti marrë  këto njohuri  për faktin se nuk kanë punëtori ose janë  të varfra  me pajisje  prandaj kemi vendos me I pru këtu në qendër , Greme ku janë makinat CNC  dhe është hapësira adekuate  për ti mbajtur këto trajnime. Nxënësit kanë shprehur  një kënaqësi të madhe  për atë se qka kanë mësuar e disa prej tyre edhe janë të punësuar e të tjerët po presim se do të punësohen sepse janë të gatshëm për tregun e punës” ka thënë  Rina Fetahaj, udhëheqëse e këtij projekti nga CDF.

Të rinjtë ferizajs thonë se njohuritë  e marra gjatë këtij trajnimi  janë mjaftë të dobishme  për të ardhmen.

“Ne sot i morëm edhe  certifikatat për këtë trajnim. Këtu kemi  mësuar  për punën me programin Autocad dhe  makinat CNC  dhe kemi bërë realizimin e produkteve të ndryshme  dhe tani edhe jemi të gatshëm për tregun e punës” ka thënë Shpëtim Mustafa, një nga  nxënësit e certifikuar në këtë projekt

Ky aktivitet ishte pjesë e programit “Brick” themeluar dhe  implementuar nga  organizata CDF

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img