17,04,2024

Nxënësit e gjimnazit “Kuvendi i Arbërit” ndihmojnë 20 familje në nevojë

Must Read

Profesoresha Hysnije Mustafa Shamolli, njëherit Anëtare e Kuvendit Komunal të Ferizajt, ka organizuar me nxënësit e saj nga gjimnazi “Kuvendi i Arbërit” grumbullimin e veshmbathjeve dhe ushqimit për familjet nevojtare.
Babai i nxënëses Tahire Ramadani, në përkrahje të kësaj iniciative, ua ka ofruar lokalin e tij në shërbim, si pikë grumbulluese.
Sot janë shpërndarë ndihmat për më shumë se 20 familje.
“Faleminderit shumë të gjithëve! Zoti ju ruajt se ky dimër i ka rritur nevojat tona qoftë për ushqim apo veshmbathje. Fëmijët janë gëzuar shumë!” shprehet Lejla, njëra nga nënat e ndihmuara sot.

“Duke parë nevojat e qytetarëve që jetojnë nga asistenca sociale, apo edhe pa të, si dhe duke parë vullnetin e nxënësve të mi të cilët gjithmonë janë të gatshëm të kontribuojnë në iniciativa të tilla, si shumë herë tjera, edhe kësaj here u bashkuam për ti ndihmuar familjet në nevojë. Nxënëset kanë punuar vazhdimisht bashkë me mua në grumbullimin dhe klasifikimin e pakove.Familjet që u ndihmuan, ishin falënderuese dhe ne nuk do të ndalemi me kaq” ka thënë Hysnjie Mustafa-Shamolli
“Presim që me profesoreshën tê bëjmë organizime të ngjashme në vazhdimësi, pasi që ajo me secilën gjeneratë bën edhe iniciativa humanitare. Jemi me fat që e kemi!” shprehet Alma, nxënëse e gjimnazit.

16237224_1189216301116185_1311986688_n
16215663_1189216101116205_904935744_n

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në Ferizaj u shënua 16 Prilli-Dita e të Zhdukurve me Dhunë

Me rastin e 16 Prillit - Ditës të të Zhdukurve me Dhunë në Komunën e Ferizajt, Komuna e Ferizajt...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img