18,04,2024

Nxehen gjakrat, vazhdon sherri mes ‘Gylseren’ dhe ‘Xhihanit’

Must Read

Kanë kaluar më shumë se një vit kur, aktorja Nurgul Yesilcay ka braktisur rolin e Gylserenit në serialin “Paramparca” ose “Fate të Kryqëzuara”.

Siç kanë raportuar mediat turke e gjitha ka filluar nga një deklaratë nga aktori Erkana Petekaya, kur ky dhe Nurgul Yesilcay, ishin protagonistët të këtij e seriali, në të cilin atyre iu duhej që të putheshin dhe për këtë aktori i kishte thënë Nurgul se:

“Je gati gjithmonë për këso lloj skenash”. Kjo deklaratë e Ekranit e kishte acaruar aktoren duke e bërë që të largohej nga roli. Më vonë Petekaya kishte ngritur padi ndaj Yesilcay me pretendimin se kjo e fundit e kishte fyer përmes mesazheve në telefon. Por tani mediat turke raportojnë se aktori ka tërhequr padinë. Por ky akt nuk e ka zbutur aspak marrëdhënien mes tyre. Përkundrazi Nurgul në një intervistë ka deklaruar se ai këtë e ka bërë vetëm nga frika. Ajo ka shtuar se nuk do të ketë komunikim duke thënë se Petekaya nuk është personi më të cilin mund të përshendetet normalisht, transmeton 21 Media.

Ndërkohë pas largimit nga roli i Gylserenit, aktorja është e angazhuar në rolin e”Kosemit” në serialin më të njëjtin titull kurse Erkan Petekaya po vazhdon rolin e Xhihanit në serialin “Paramparca

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img