20,04,2024

Njihuni me vajzën pesë muajshe që shkon vetëm në tualet

Must Read

Nëna e saj do të shpëtoj një shumë të mëdha të parave nga pelenat.

E gjithë kjo për shkak se vajza e saj 5 muajshe tanimë shkon vet në tualet, dhe kjo gjë e bënë jo vetëm fatlume por edhe krenare këtë nënë shkruan Kidspot, transmeton Gazeta Shneta.

Në fakt shumica e fëmijëve deri në moshën 2 vjecare kryejnë nevojat e tyre në pelena, por vajza e quajtur Emily Rose tregon vetë se kur do të shkoj në banjo.

Ndërsa nëna dhe babai i saj, Monika Noëicka dhe Gavin Sanderson kursejnë rreth 16 dollarë australian në javë për shkak se nuk kanë nevojë të blejnë për vajzën e tyre pelena.

“Ne jemi shumë krenar me Emily Rosen, Asnjë nuk e beson atë se cfarë ne i themi, ajo është milje larg bebeve të moshës së saj” shprehet tej e ekzaltuar nëna e saj.

Ndërsa në anën tjetër ekspertët thonë që është tejet e pazakontë që një bebe mund të shfrytëzoj tualetin ndërmjet muajve 18 dhe 32.

“Ne jemi kaq të sigurtë që ajo do të na tregojë kur donë të shkojë në banjo, pasi që ne përdorim pelena vetëm gjatë natës tani”, përfundon nëna.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img