28,03,2024

Aktorja simpatike ‘Maral’,tregon cili është pasioni i saj i veçantë

Must Read

Hazal Kaya, është ndër aktoret më simpatike të kinematografisë turke. Karrierën e aj në aktrim ajo e ka nisur që në moshën 16 vjeçare.

Kaya- e lindur në Stamboll më 10 tetor 1990, prindërit e saj të cilët janë të dy me profesion avokatë,  janë divorcuar kur ajo ishte 7 vjeç.

Ajo është diplomuar në  universitetin Liceo Italiano di Istanbul në vitin 2009.

Hazal është prezantuar me artin që në moshë të vogël,  fillimisht ajo ka ndjekur disa kurse baleti dhe violine për 7 vite.

Aktorja e cila ka fituar simpatinë e publikut shqiptar fillimisht në serialin ‘Dashuri e Ndaluar’ , ku interpretone rolin e Nihalit, më pas në serialin, Maral, shkruan Syri.net.

Ajo flet tre gjuhë , italisht dhe anglisht rrjedhshëm përveç gjuhën e saj amtare turke, aktualisht ajo është mësuar gjuha e saj e katërt gjermane.

Veç  vallëzimit, muzikës, modelingut , Kaya ka treguar edhe pasionin e saj të veçantë për kuzhinën.

Shpesh herë ajo publikon në rrjetet sociale imazhe të ndryshme përmes të cilave ajo zbulon edhe talentin e saj në këtë fushë, ndërkohë që pak muaj më parë në një intervistë për mediat turke ajo tregoi se këtë pasion do ta kthejë shumë shpejtë në biznes.

Hazal, numëron 16 interpertime në seriale dhe filma, ndërsa interpretim i saj i parë i cili i hapi edhe dyert e suksesit në kinematografi ka qenë një serial për adoleshentet në vitin 2006, ‘Acemi Cad?’, ku në atë kohë  16 vjeç, interpretonte rolin e Pelinit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img