20,04,2024

Një takim tjetër urgjent në Bruksel

Must Read

Edita_Tahiri-Aeroport_konferenc_03_07_2011_63-735x400


Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, do të jetë nesër në Bruksel për të marrë pjesë në takimin e ftuar nga Bashkimi Evropian, ku temë diskutimi është njohja reciproke të certifikatave për transportin e mallrave të rrezikshme të njohura si ADR, shkeljet e marrëveshjes për vizitat zyrtare nga ana e zyrtarëve të Serbisë duke hyrë edhe ilegalisht në Kosovë, si dhe për ndalimin e vazhdimit të lëshimit të letërnjoftimeve nga strukturat paralele për qytetarët e Kosovës nga ana e Qeverisë së Serbisë.

Ky takim urgjent vjen pas kërkesës së ministres Tahiri, e cila kishte argumentuar se urgjentisht duhet të zgjidhet çështja e certifikatave të ADR-së sepse po cenohet marrëveshja për tregtinë e lirë.

Tahiri po ashtu kishte reaguar në BE-në për fushatën elektorale provokative të zyrtarëve të Serbisë gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë duke kërkuar që BE-ja të merr masa në pajtim me marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve. Vazhdimi i deklarimeve nga zyrtarët e Serbisë ka bërë që Qeveria e Kosovës/MPJ të mos i jap leje zyrtarit serb Marko Gjuriq që të vizitoj Kosovën.

Ndërkohë, të premten e kaluar ka ndodhur provokimi i radhës kur zyrtari serb Gjuriq ka hyrë ilegalisht në Kosovë duke shkelur marrëveshjen e Brukselit.

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka reaguar në BE-në për shkeljen e radhës nga Serbia dhe zyrtarit të tyre si dhe ka marrë vendim që më 18 prill t’ju ndalohet hyrja ilegale të personave me leje ilegale të lëshuara nga strukturat paralele si dhe ka njoftuar Brukselin se çdo hyrje tjetër ilegale në Kosovë e personave të ndryshëm do të ketë përballje me forcën e ligjit të Republikës së Kosovës. Si rezultat i tensionimit të situatës, Bashkimi Evropian ka ftuar takim urgjent nesër në Bruksel.

Sipas një komunikate të Qeverisë, sa i për certifikatave ADR, pozicioni i Qeverisë së Kosovës mbetet ai i njëjti i rikonfirmuar nga ministrja Tahiri edhe gjatë takimit të Vjenës më 4 prill 2016 se pa njohjen reciproke të këtyre të certifikatave ADR nuk do të ketë as ndryshim të masës së reciprocitetit të vendosur nga Qeveria e Kosovës.

“Sa i takon masave ndaluese për hyrje dhe dalje në Kosovë me leje ilegale të njoftimit, Qeveria e Kosovës me kërkesën e Ambasadës amerikane dhe BE-së ka vendosur që zbatimin e vendimit ta shtyjë deri në mbajtjen e takimit nesër n Bruksel”, thuhet në komunikatë./kp

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img