25,04,2024

Një nënë që vdiq nga kanceri, e ka lënë një mesazh për fëmijët e saj!

Must Read

Jeta është nganjëherë mizore dhe e padrejtë, por disa njerëz në momentet më të vështira gjejnë vendosmërinë për të shprehur emocionet më fisnike. Një shembull është shënimi i një nëne që po vdes.

Ana Marija, nënë e katër fëmijëve, në moshën 44-vjeçare, ka vdekur nga kanceri, dhe fëmijëve të saj ua ka lënë një porosi.

Kur të lexoni se çfarë mesazhi ajo u ka lënë fëmijëve së saj, si udhëzues në jetë, ju nuk do të jeni në gjendje të mbani lotët:

Çdo gjë që bëjmë në jetë, na kthehet.

Ne duhet krijuar fatin tonë dhe jo të lejojmë të tjerët ta diktojnë atë.

Gjithçka çka ka ndodhur në të kaluarën, nuk ka ndikim te ne, vetëm nëse ne duam.

Kur njerëzit ua shfaqin se çfarë janë në të vërtetë, besojuni.

Brengat vetëm na shpenzojnë energji, shfrytëzojeni atë energji dhe kanalizojeni në diçka të shfrytëzueshme – do të brengoseni më pak.

Ajo çfarë besojmë më së shumti, është ajo që ne duam. Gjithmonë do ta bëjmë atë që besojmë.

Jeni falënderues për ato që keni në jetë.

Lumturia që ndiejmë është proporcionale me dashurinë që ofrojmë.

Nëse jeni duke përjetuar dështimin, le të jetë një motiv që të përpiqeni përsëri. Provoni një rrugë tjetër.

Besojini intuitës tuaj. Intuita rrallë ju mashtron.

Duaje veten dhe mësoni për jetën. Këtë dashuri ofrojani edhe të tjerëve.

Çdo gjë që ju bëni, le të jetë rezultat i pasionit.

Dashuria nuk dhemb, ndjenja është shumë e mirë.

Çdo ditë e re është një shans për një fillim të ri.

Dyshimi është një sinjal për “Jo”. Nëse dyshoni, jeni të kujdesshëm dhe mendoni mirë.

Dhe momentet e vështira janë pjesë e jetës. Mos harroni, ato nuk zgjasin shumë, bëhuni të durueshëm.

Kur ndiheni ngushtë, mendoni se do të kalojë. Asgjë e keqe nuk zgjat përgjithmonë.

Jini vetja.

Kur nuk dini se çfarë të bëni, prisni me durim.

Në jetë, në disa pyetje nuk ka përgjigje. Zgjidhja vjen kur më së paku shpresojmë dhe kur më së paku e presim.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img