20,04,2024

Një muaj paraburgim shtetases së Serbisë për vrasjen e 90 vjeçares

Must Read

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt , duke i caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaji të pandehurës N. N shtetase e Serbisë.

E pandehura N.N dyshohet se me datë 27.08.2016, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore, ka  privuar nga jeta,tani të ndjerën D.N nga Komuna e Shtërpcës e moshës 90 vjeçare.

Me këto veprime e pandehura N.N. dyshohet se ka kryer veprën penale ,vrasje e rëndë nga neni 179 paragrafi 1 nën paragrafi 1.4 dhe 1.6 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurës N.N, konform nenit 187 paragrafi 1 nën paragraf 1.2 pika 1.2.1 dhe 1.2.2 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, dhe i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, dukë filluar nga data e arrestimit 27.08.2016 dhe do të zgjas deri më 26.09.2016 në ora 16.00.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img