29,03,2024

Një leksikon me biografinë e 168 autorëve “Autorë nga rajoni i Ferizajt (1893-2016)

Must Read

NJË LEKSIKON ME BIOGRAFINË E 168 AUTORËVE, ISA BAFTIAJ “AUTORË NGA RAJONI I FERIZAJT (1893-2016), SHB “ZGJIMI”, 2017

Shkruan: BISER MEHMETI

  Isa Baftiaj në letërsinë bashkëkohore shqiptare kryesisht njihet si poet i frytshëm për fëmijë e për të rritur. Këtë e dëshmon më së miri fakti se poezitë e tij janë publikuar nëpër të gjitha gazetat dhe revistat e kohës që janë botuar në trojet shqiptare, kurse një pjesë e tyre edhe janë  shpërblyer nëpër konkurse të ndryshme letrare. Isa Baftiaj është autorë i disa veprave me poezi, të cilat kritika letrare i ka vlerësuar mjaft mirë.

   Para disa ditëve ky shkrimtar para lexuesëve është paraqitet me veprën mjaft të rëndësishme me titull “Autorë nga rajoni i Ferizajt (1893-2016)”. Sapo lexuesi i vëmendshëm fillon ta shfletojë këtë vepër atëherë do të kuptojë se në të vërtetë kjo vepër është një leksikon biografik. Brenda 232 faqeve sa ka ky libër, hartuesi i saj ka arritur t’i përshijë biografinë e 168  autorëve, pjesa dërrmuese e të cilët kanë së paku një vepër të botuar nga fusha të ndryshme. Shikuar nga përfshirja e zhanreve të përëfshirë të këtyre 168 autorëve më së shumti ka krijues nga fusha e letërsisë artistike, pasi dihet se shumica e krijuesëve kryesisht merren me letërsi. Në këtë aspekt duhet përmendur disa shkrimtarë të cilët me veprat e tyre janë bërë mjaft të njohur, jo vetëm në  rajonin për të cilin shkruan Isa Baftiaj, po edhe në Kosovë, siç është Rrahim Sadiku, Bardh Frangu, Dije Demiri-Frangu, Ag Apolloni, Biser Mehmeti, e disa të tjerë. Megjithatë, autori Isa Baftiaj nuk i ka lënë anash as krijuesit që kanë botuar vepra të ndryshme nga fusha të tjera të jetës, siç janë veprat me vlera të mirëfillta nga sociologjia ( ku dallohen veprat e sociologut të njohur ferizajas Enver Zhinipotoku), pastaj vepra të rëndësishme nga fusha e mjekësisë ( ku dallohen veprat e mjekes së njohur Zyrafete Shala). Një pjesë tjetër e autorëve që janë përshirë në këtë vepër u takojnë edhe zhanrit të publicistikës (siç janë veprat e Ramadan Asllanit e të Rrahim Sadikut), të cilët kanë dhënë kotribut të rëndësishëm në këtë fushë. Nuk duhet harruar edhe autorët nga fusha e folklorit, të cilët me fanatizëm e ruajnë të kaluarën tonë të lavdishme dhe të cilët kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në ruajtjen e traditës sonë. Në këtë drejtim nuk duhet harruar as disa autorë që i përkasin fushës së muzikës, të cilët natyrisht se kanë lënë gjurmë të pashlyeshme jo vetëm në këtë pjesë të Kosovës, po edhe më gjerë, siç është grupi “Trix”. Me një fjalë, në këtë vepër të rëndësishme Isa Baftia ka arritur me mjaft sukses t’i përfshijë pjesën më të madhe të autorë nga të gjitha fushave jetësore, gjë që e ngrit në masë të madhe vlerën e saj jo vetëm estetike, po edhe historike. Theni kështu nga fakti se shumë prej krijuesëve që janë përfhsirë në këtë vepër në masë të madhe sikur i ka “mbuluar” pluhuri i harresës. Në këtë mënyrë mund të themi se qëllimi i autorit të kësaj vepre ka qenë edhe ruajtja nga harresa e disa krijuesëve të rëndësishëm, të cilët për kohën kur kanë jetuar e kanë vepruar kanë lënë gjurmë të mëdha të një kohës. Vështrtuar nga ky aspekt mund të themi se libri u dedikohet të gjitha shtresave, po edhe të gjitha  moshave të lexuesve. Në këtë aspekt duhet shtuar faktin se në këtë vepër janë përfshirë edhe krijues të rinj, të cilët sapo i kanë bërë hapat e parë në fushën e letërsisë e të cilët ende nuk kanë dalë nga bankat e shkollës fillore. Kjo për ta është edhe një nxitje për t’iu përkushtuar letërsisë në të ardhmen.

     Përfshirja kohore e më shumë se një shekulli duhet të ketë qenë një sfidë mjaft e madhe për hartuesin e kësaj vepre, ngase ka qenë e vështirë, sidomos për autorët e hershëm, të gjendën shënime biografike. Në këtë aspekt më i vështirë del edhe fakti tjetër, ai i sigurimit të fotografive për secilin autor. Duke shfletuar veprën shohim se për disa autorë Isa Batiaj ka arritur të sigurojë, edhe pse me vështirësi të konsiderueshme, shënime biografike, po nuk ka mundur të sigurojë fotografi për të gjithë autorët, prandaj edhe disa autorëve u mungojnë fotografitë.  Megjithatë, mendojmë se shumë më e rëndësishme ka  qenë prezantimi i biografisë së autorëve në mënyrë që ata të mos mbesin në humnerën e harresës kolektive, pasi që edhe ata kanë dhënë një kontribut në fushën sferën e tyre ku kanë vepruar. Ndoshta ky ka qenë edhe qëllimi që autorit për botimin e kësaj vepre.

    Një çështje tjetër sfiduese me të cilën është përballur Isa Baftiaj gjatë hartimit  të këtij libri, është edhe përfshirja gjeografike e rajonit të Ferizajt, i cili është mjaft i madh në aspektin e hapësirës. Në këtë libër, përveç autorëve nga Ferizaj, janë përfshirë edhe krijuesit që kanë vepruar, përkatësisht që veprojnë në Kaçanik, Shtime, Shtërpcë e Han të Elezit. Kjo dëshmon se autori në fjalë është dashur të sakrifikojë shumë nga koha e tij, po edhe të shpenzojë shumë mund për të arritur deri te qëllimi përfundimtar që ia ka parashtruar vetes. Autorit për të mbledhur shënime biografike për autorët, që i ka përfshirë në këtë libër, i është dashur të udhëtojë sa në një vend, sa në një vend tjetër, madje duket sikur këtë gjë e ka bërë jo një herë, po disa herë. Megjithë, një angazhim kaq i madh e kaq i  mundimshëm dëshmon jo vetëm vullnetin, po  edhe dëshirën e tij të madhe që brenda kopertinave të një libri t’i bëjë bashkë të gjithë autorët e rajonit të Ferizajt, të cilët kanë botuar vepra të fushave të ndryshme. Një vepër e këtillë, më sa kam njohuri, është e para e këtij lloji në rajonin e Ferizajt, prandaj edhe duhet përgëzuar autorin Isa Baftiaj për një vepër kaq të rëndësishme, e cila mund të quhet edhe monumentale. Jam më se i bindur që kjo vepër do t’u shërbejë, sidomos gjeneratave të reja, për t’u njohur me shumë autorë e personalitete të rëndësishme të rajonit të Ferizajt, jo vetëm të atyre të dikurshëm, po edhe të këtyre të sotëm, disa nga të cilët kanë lënë gjurmë të thella me veprat e tyre. Në anën tjetër kjo vepër mund t’u shërbejë si udhërrëfyes studiusve sidomos të letërsisë për të parë sa është shkruar e sa është botuar në një peiudhë të caktuar kohore nga ky rajon.

                                                        

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img