19,04,2024

Nisma Qytetare për Ferizaj – NQF nuk pëkrah asnjë subjekt politik

Must Read

Nisma Qytetare për Ferizaj përmes një njoftimi ka bërë të ditur se në zgjedhjet e 11 Qershorit nuk do të përkrah asnjë subjekt politik, Nisma Qytetare për Ferizaj është  duke u përgatitur për zgjedhjet lokale thuhet neë këtë njoftim,

 

 NQF – NISMA ORIGJINALE NUK E PËRKRAHIM ASNJË SUBJEKT POLITIK – JEMI DUKE U PËRGATITUR PËR ZGJEDHJET LOKALE

Për t’i hequr të gjitha dilemat dhe paragjykimet, ashtu sikur edhe kemi deklaruar më parë, e përsërisim qëndrimin tonë se në zgjedhjet e 11 qershorit 2017, ne Nisma Qytetare për Ferizaj – NQF – Nisma Origjinale, nuk e përkrahim ASNJË SUBJEKT APO KOALICION që garojnë në këto zgjedhje të cilën do ta dëshmojmë edhe me mospjesmarrje në votime!

Ndërsa, ne ka kohë që jemi duke u përgatitur për zgjedhjet lokale që parashihen të mbahen në nëntor 2017. Tash jemi më të konsoliduar dhe më të përfaqësuar si kurdoherë dhe me besim shumë të rritur qytetar! Edhe KQZ-ja më nuk do t’mund t’na heqë komisionerët kësaj here dhe kësaj here do t’i kemi komisionerët tanë që do ta mbrojnë votën tonë në çdo venvotim!

Përgatituni për ndryshime të mëdha nga njerëzit e ndryshimeve!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img