25,04,2024

NISMA akuzon VV-në se po flirton me pushtetin

Must Read

niss_1461056512-5183668

Deputeti i NISMA për Kosovën, Enver Hoti, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për përçarjen e bllokut opozitar. Ai madje thotë se janë pikërisht takimet e shpeshta të eksponentëve të Vetëvendosjes me partitë në pushtet ato që kanë arritur ta krijojnë një përçarje brenda bllokut.
“Dy ditët e fundit jemi atakuar padrejtësisht nga Lëvizja Vetëvendosje se kinse jemi duke koketuar apo flirtuar me partitë në pushtet. Por unë mendoj se takimet e shpeshta të eksponentëve të Vetëvendosjes me partitë në pushtet kanë arritur ta krijojnë një përçarje brenda bllokut opozitar”, ka deklaruar Enver Hoti në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel.

Hoti ka thënë se janë njerëzit e pushtetit ata që nuk po lejojnë të reformohet Lëvizja Vetëvendosje.

“Konsideroj me bindje se ka flirtim mes eksponentëve të caktuar të partive në pushtet dhe Vetëvendosjes të cilët nuk po e lejojnë që të reformohet përbrenda Lëvizja Vetëvendosje”, ka thënë deputeti i NISMA për Kosovën, duke shtuar se Vetëvendosje i ka disa probleme të brendshme dhe është mbetur peng i një projekti që e ka shfaqur vazhdimisht dhe e cila nuk po mund të hapet më tutje.

“Kosova ndodhet në një situatë të rendë prandaj ne nuk mund të qëndrojmë peng i një koalicioni apo projekti ideologjik. Kosova ka nevojë t’i kalojë bindjet politike, t’i kalojë koalicionet ideologjike dhe është nevojë emergjente të krijohet një front qytetarë dhe tani ne e kemi bërë këtë me AAK-në e cila e garanton fitoren.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img