26,04,2024

Nisi rregullimi i trotuarit nga Teatri deri tek Kisha e Xhamia

Must Read

Trotuari përskaj rrugës “Dëshmorët e Kombit” nga Teatri “Adriana” e deri tek Kisha Ortodokse e Xhamia e Madhe nuk do ta ketë më pamjen e mjerë, të dëmtuar e të papërshtashme për qarkullimin pa pengesa të qytetarëve. Ekzekutivi Komunës, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, nisi së zbatuari projektin për rregullimin mirëmbajtjen e këtij shtegu trotuari me gjatësi afro 1 kilometër, ku pas rregullimit do të mbillen edhe drunjtë dekorativ.

Infrastruktura e Ferizajt po ndryshon e bashkë me të qytetarëve po i ofrohen kushte më të përshtatshme lëvizjeje e afarizmi, që në rastin konkret, rregullimi i këtij trotuari sipas standardeve më të larta, rivitalizon këtë zonë si për biznesin ashtu edhe për lëvizjen pa pengesa të qytetarëve.

Qarkullimi i kufizuar i qytetarëve si dhe moszhvillimi i punës së biznesve për arsye të virusit COVID-19, bën që kjo periudhë të shfrytëzohet për realizimin e këtij projekti.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img