25,04,2024

Nisi ndërtimi i Pallatit të Kulturës, dhe përurohen fushat e tenisit në Ferizaj

Must Read

Nisja e punimeve në ndërtimin e veprës unike e kapitale në infrastrukturën kulturore– atë të Pallatit të Kulturës dhe përurimi i fushave të tenisit në Ferizaj, ishin arsyet që sot, ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi vizitoi Ferizajn.

Janë këto dy projekte por edhe të tjerat që po financohen nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të cilat Ferizajt i kanë dhënë një dimension tërësisht të ri në sport, kulturë dhe rini. Për këtë, i pari i Ferizajt, Agim Aliu bashkë me drejtoren e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Xhemile Murati Shabani dhe drejtorin e Urbanizmit e Mjedisit, Lulzim Aliu pritën në vizitë, ministren Dumoshi, të shoqëruar edhe nga zëvendësministrat Halil Matoshi e Qazim Rrahmani si dhe drejtues e zyrtarë të tjerë të lartë të MKRS-së.

Në një ambient të rrethuar me artistë e personalitete të artit e kulturës në Ferizaj, i pari i Ferizajt, Agim Aliu bashkë me ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, vunë gurthemelin e Pallatit të Kulturës. Hisedarë në këtë gurthemel u bënë edhe aktorët Nexhat Xhokli, Uratë Shabani, drejtorja e kulturës, Xhemile Murati Shabani, drejtori i Urbanizmit Lulzim Aliu dhe zëvendësministri Halil Matoshi, të cilët simbolikisht vunë gurthemelin e këtij investimi kapital.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu tha se me këto dy projekte por edhe të tjerat që po zhvillohen në Ferizaj, qyteti ynë bindshëm po mban epitetin e kryeqendrës kulturore, sportive e rinore, tash kur edhe infrastruktura kulturore e sportive po kompletohet.

“Sot me ministren vumë gurthemelin e një objekti unik në Republikën e Kosovës, bëhet fjalë për Pallatin e Kulturës, respektivisht Qendrën Multifunksionale e cila ka një vlerë prej 3.3 milionë eurosh dhe që praktikisht aty do të jetë pjesë edhe Galeria e Arteve, Muzeu i Qytetit dhe sallat tjera përcjellëse që kanë ardhur si rezultat i një konkursi publik që ne kemi zhvilluar kohë më parë sa i përket asaj sesi do të duket ky Pallat i Kulturës. Sigurisht se e falënderoj ministren për dakordancën që të mbështetet vazhdueshëm Ferizaj me këto projekte, por në mënyrë të veçantë për këtë projekt sepse e thashë është projekt unik dhe i pari i këtij lloji në Republikën e Kosovës. Poashtu, falënderoj ministren që sot së bashku inauguruam për herë të parë, terrenet e tenisit në Komunën e Ferizajt. Ka pasur dhe ka Ferizaj tenistë të cilët për arsye të mungesës së këtij terreni sportiv është dashur që të zhvendosen në Prishtinë dhe aty ku janë terrenet, por nga sot ata do të zhvillojnë këtu, pra do të zhvillojnë lojët këtu, dua të falënderoj për prezencën edhe Kryetarin e Federatës së Tenisit të cilit edhe më parë, gjatë zhvillimit të punimeve, ne i kemi vizituar punimet këtu dhe jemi dakorduar që të ndodh pikërisht kjo që është duke ndodhur sot, unë pres nga kryetari që të na mbështesë si Ferizaj me gjithë kompetencën e tij si Kryetar pore dhe me kompetencën e tij profesionale në mënyrë që të zhvillojmë këtë sport të rëndësishëm për Ferizajn por edhe Republikën e Kosovës që nga këtu të rinjtë dhe të rejat tona të dalin dhe të jenë, prezente në arenën ndërkombëtare, ashtu siç çdo ditë po na bëjnë krenar me valvitjen e flamur të Kosovës në garat që po marrin pjesë” tha mes tjerash Kryetari Aliu.

Në anën tjetër, ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi tha se me këto investime, MKRS ka arritur të krijoj kushte të favorshme e ambiente të përshtatshme sportive e kulturore për qytetarët e Ferizajt.

“Vërtet u kthyem në Ferizaj por u kthyem për t’i përuruar këto fusha të tenisit, siç e dini ne jemi pjesë botërore dhe europiane, para një muaji kanë ndodhur lojërat europiane në tenis. Ky sport po merr formë, kemi teniserë shumë të mirë, si vajza edhe djemë, na përfaqësojnë nëpër vende të ndryshme europiane dhe vijnë me suksese të mëdha. Komuna e Ferizajt, Ministria e Kulturës, ka financuar dhe vazhdon të financoj, e pra ky është financim i Ministrisë së Kulturës, ku dëshiroj shumë suksese dhe bëj thirrje që ta kenë një bashkëpunim të ngushtë me Federatën tonë të tenisit e cila e ka pjesën profesionale por edhe të themelohen shkolla të tenisit për gjenerata të reja. Gjithashtu, sot ishim edhe në pjesën e Qendrës Multifunksionale e cila është një objekt unik siç e përmendi edhe Kryetari, ne do të financojmë, investojmë në pjesën e kulturës, rinisë, me qendra rinore dhe sport, kështuqe uroj dhe ata artistë të teatrit, ku edhe Teatri do të jetë, përveç sallës së koncerteve është përshtatur edhe për teatër, kështuqë gëzimi i tyre ishte domethënës sot, andaj të gjithë qytetarët e Ferizajt i uroj për këto terrene sportive por gjithashtu për këto qendra dhe investime të cilat ne po i bëjmë si Qeveri e Kosovës por në bashkëpunim edhe me kryetarët e komunave” tha mes tjerash ministrja Dumoshi.

Në vizitën e saj, ministrja Dumoshi bashkë me Kryetarin e Komunës, Agim Aliu dhe zyrtarë të tjerë të MKRS dhe nivelit lokal vizituan edhe fushat e ping-pongut si dhe Palestrën e Sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj, ku kanë ndodhur e priten të realizon edhe investime të tjera për këto dy segmente të rëndësishme të sportit lokal.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img