23,04,2024

Nisi asfaltimi i rrugëve me gjatësi 31 kilometër në fshatin Jezerc

Must Read

Projektet infrastrukturore po rrjedhin me intensitet të shtuar në gjithë territorin e Ferizajt. Është fshati më i madh në territorin e Ferizajt, që kësaj radhe është shndërruar në kantier punimesh në rregullimin e infrastrukturës rrugore. Sot, nisi realizimi i projektit për asfaltimin e afro 31 kilometër rrugë në zonën turistike të Jezercit, që përveç impaktit ekonomik-turistik për Ferizajn, ka edhe rëndësinë historike dhe vlerat natyrore që përfaqëson.

Për të ndjekur punimet në këtë projekt, doli i pari i Ferizajt, Agim Aliu bashkë me drejtorë të drejtorive komunale. Ai tha se me realizimin e këtij projekti kompletohet infrastruktura rrugore në këtë fshat, shto kësaj edhe investimet në Parkun Memorial të UÇK-së që po realizohet si dhe projektin që synohet të realizohet, ai i ujëmbledhësit që bëjnë këtë zonë – pikë reference e zhvillimore në pikëpamje turistike, ekonomike e historike.

“Qeverisjet që ne kemi udhëhequr vazhdueshëm kanë qenë të kujdesshëm për një vend kaq të rëndësishëm dhe me kaq histori siç është fshati Jezerc. Edhe në periudha kur ne kemi qeverisë janë bërë investime shumë të rëndësishmë dhe ju e dini që tashmë janë përfunduar dy akse rrugore tepër të rëndësishme, njëra prej tyre madje e lidh edhe Komunën e Ferizajt me Komunën e Therandës përmes këtij aksi por tashmë ky projekt e shton vlerën e Jezercit sepse praktikisht bashkon këto dy akse rrugore dhe përfshinë të gjitha rrugët që e kanë pjesë në territorin e fshatit Jezerc dhe dihet që fshati Jezerc edhe me territor është fshati më i madh në Komunën e Ferizajt. Jemi shumë të lumtur, shumë të kënaqur që po e fillojmë këtë projekt tepër të rëndësishëm për Jezercin, për të plotësuar infrastrukturën rrugore por siç e dini ju, ne vazhdueshëm kemi investuar në fshatin Jezerc dhe e dini që muaj më parë ne kemi filluar edhe projektin e Parkut Memorial të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës këtu në Jezerc por sigurisht se do të hapet perspektivë e re për të investuar edhe në projekte të tjera” tha mes tjerash Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, duke shtuar se një nga top projektet që synohet të realizohen në këtë zonë është edhe ujëmbledhësi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img