20,04,2024

Nis riparimi i rrugëve në Kukës

Must Read

Përveç riparimit të rrugëve do të bëhet edhe nivelimi i pusetave të kanalizimeve nëpër rrugët ku ato janë dëmtuar. Kjo ndërhyrje, sipas drejtorit të Shërbimeve Publike, Sabajet Cengu, është bërë në rrugët kryesore dhe në lagjen e re të qytetit, ku është dëmtuar asfalti.

Ndërkohë, Bashkia Kukës vazhdon punën për mirëmbajtjen e rrugëve rurale dhe përgatitjen e tyre për sezonin e dimrit. Sipas një programi të detajuar pune, ndërhyrje do të ketë në kanalet anësore të rrugëve dhe mbushje me çakull në ato pjesë që është e nevojshme.

Puna do të vijojë gjatë gjithë sezonit të verës, për shkak të kushteve favorizuese të motit. /TCH/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img