16,04,2024

Nis punën grupi i përbashkët i ekspertëve të INFRAKOS dhe Komunës së Ferizajt

Must Read

Ferizaj.15.02.2018. Nis punën grupi i përbashkët i ekspertëve të INFRAKOS dhe Komunës së Ferizajt për modernizmin dhe rritjen e sigurisë në hekurudhën e Ferizajt

Siç edhe ishte deklaruar pak ditë më parë, sot është zhvilluar takimi në mes grupeve të ekspertëve të Infrastrukturës së Hekurudhave të Kosovës, “Infrakos” dhe ekspertëve nga Komuna e Ferizajt.

Në këtë takim, përveç ekspertëve të “Infrakos”-it, përfaqësuesve të Këshillit konsultativ profesional të fushës së urbanizmit të themeluar nga Komuna e Ferizajt, drejtorit të Drejtorisë së Urbanizmit si dhe drejtorit të Drejtorisë së Infrastrukturës, morën pjesë edhe Kryeshefi i “Infrakos”-it, Agron Thaçi si dhe Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.


Në këtë takim nga ana e “Infrakos”-it është prezantuar Raporti mbi kryqëzimet në nivel/vendkalimet në linjën e hekurudhës që përshkon Ferizajn si dhe ndërhyrjet e nevojshme me qëllim shtimin e sigurisë, modernizimin e rrjetit hekurudhor, sinjalistikën e elemente të tjera që do të realizohen në periudhën afatshkurtër dhe afatmesme linjën hekurudhore që përshkon Ferizajn, investim ky nga BERZH-i dhe “Infrakos”.

Nga prezantimi i raportit përkatës u tha se hekurudha, gjegjësisht linja hekurudhore që përshkon Ferizajn do të jetë e tipit të mbyllur, përjashtimisht vendkalimet që do të përcaktohen bashkërisht me Komunën e Ferizajt, ndërkaq Komunës së Ferizajt nuk do t’i paraqitet asnjë pengesë për realizimin e planeve/projekteve të saj infrastrukturore që prekin në pronën e hekurudhës, me konsultim profesional të projekteve që do të realizohen në këtë zonë.

Gjithashtu, me qëllim të rritjes së nivelit të sigurisë, për evitimin e aksidenteve me fatalitet përgjatë vijës hekurudhore që kalon përmes Ferizajn u tha se do të organizohen fushata informuese që sadopak të ndikohet në evitimin e fataliteteve që mund të shkaktohen nga treni.

Ndërhyrjet që do të realizohen përgjatë linjës hekurudhore do të bëhen pa ndërprerjen e linjës, pra nën operimin e trenit për udhëtarë dhe për mallra.

Ditëve në vijim, ekipet përkatëse do të harmonizojnë qëndrimet për investimet në linjën hekurudhore që kalon përmes Ferizajt

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në Ferizaj u shënua 16 Prilli-Dita e të Zhdukurve me Dhunë

Me rastin e 16 Prillit - Ditës të të Zhdukurve me Dhunë në Komunën e Ferizajt, Komuna e Ferizajt...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img