Lajme

Nikoliq konfirmon pjesëmarrjen në inaugurimin e Thaçit president


Publikuar më:


mediaview

Ceremonia e inaugurimit të Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit, po shkon drejt fazës së saj finale të organizimit.
Për të marrë pjesë në të janë ftuar politikanë të shumtë nga vendi, rajoni dhe më gjerë, duke nisur nga presidentë të shteteve, deri te kryetarët e komunave.

Ftesë për pjesëmarrje i është dërguar edhe presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliq, i cili kishte thënë se nuk e ka vendin në Kosovë për shkak se është president i Serbisë. Megjithatë, lajmi.net mëson se një me mbiemrin Nikoliq e ka konfirmuar pjesëmarrjen në ceremoninë inauguruese të Thaçit.

Ai është kryetari i Shtërpcës, Bratislav Nikoliq, që ndonëse mban mbiemrin e njëjtë me presidentin e Serbisë, nuk dihet nëse kanë lidhje familjare me njëri-tjetrin.

Ndryshe, pjesëmarrjen në inaugurimin e Thaçit e kanë konfirmuar mbi 50 delegacione nga mbarë bota. /lajmi.net/

 

Comments
To Top