19,04,2024

Nga pretenduesit e bashkimit kombëtar në shkatërrues potencial të substancës së tyre partiake

Must Read

Shkruan: Remzi Hasani
Zhvillimet e kohëve të fundit në lëvizjen Vetëvendosje, po shpërfaqin agonin e pafund te lëvizjes puqiste në këtë mekanizëm politik. Por që duket qartë se fundi këtyre zhvillimeve, do të jetë momenti kur ky organizëm politikë do të nxjerr në piedestal ish themeluesin e saj Z. Albin Kurtin.
Kur njeriu vrojton serinë e pandalshme të dorëheqjeve të këtyre ditëve të fundit nga LVV-ja, me një justifikim tepër banal- tërhiqu ti nga gara për kryeministër e pastaj edhe kryetar partie. Fjala është për themeluesin dhe njeriun më autoritar të këtij mekanizmi politik siç është z.Kurti për t’na lënë radhën neve ose në të kundërtën ne do ta braktisim qëndrueshmërinë në këtë subjekt politik. E kjo sjellje të përkujton atë proverbin e vjetër kineze ku thuhet: të eliminohet Luani për ti lënë radhën majmunit që të bëhet mbret.
Personalisht nuk më zë meraku as për zhvillimet në VV dhe as në ndonjë subjekt tjetër politik, sepse prapa përplasjeve të fuqishme gjithmonë përpos egove të shfrenuara personale fshihen edhe shërbime të fuqishme spiunazhi. Por një gjë nuk po mund ta kuptoj se pse të dorëhequrit nuk e kuptojnë se fuqia e një subjekti politik nuk konsiston në personalitete sado të fuqishëm qofshin ata por në masat e gjera popullore dhe në fund çfarë do tu thonin të dorëhequrit shqiptarëve për faktin se aq shumë me të drejtë e trumbetuan bashkimin e shqiptarëve kurse sot nga mos durueshmëria për njëri tjetrin dhe synimin për tu bërë lideri numër një në LVV, u bënë pikë e pesë.
E krejt kësaj i vije erë e gozhdës së Nasradinit. Kurse populli për ata që e kanë yryshin e stuhishëm thotë: mos u trembni prej tyre se turrin e kanë deri në kashtë, aty do të shkrryhen mirë e mirë dhe do të ngelin në vend.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img